Mesazhi i Rames per pronaret e mediave

Mesazhi i Rames per pronaret e mediave

Nuk kanë mungur ngacmimet e kryeministrit Rama ndaj medias as në konferencën e fundit për këtë verë. Në fund të saj ai u dha gazetarëve një mesazh për t’ua përçuar pronarëve të tyre, pasi tha se vetë do të pushonte në jug, në afërsi të Vunoit, bashkë me Zahon.

“Unë ju uroj edhe ju pushime të mbara dhe urojini edhe pronarët tuaj që pas pushimeve të kthehen me mendje më të ftohtë”, tha kryeministri.

Nuk është e qartë se çfarë përmbante në të vërtetë mesazhi i kryeminstrit për pronarët e mediave, por ato vijnë në një kohë kur nga opozita ka akuza të forta për presion qeveritar ndaj mediave dhe pas pyetjeve të shumta me të cilat ai u përball në konferencën e fundit të verës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama