Mesazhi i luftetarit Moter me siguri do vritem - na tradhtuan!

Mesazhi i luftetarit: Moter, me siguri do vritem - na tradhtuan!

Është trishtues dhe rrëqethës rrëfimi i fundit nëpërmjet telefonit i njërit prej luftëtarëve që me siguri ka mbetur i vrarë në luftimet në Kumanovë. Ndonëse nuk sqarohet se për cilin luftëtarë bëhet fjalë, shumë media shqiptare kanë përcjellë një amanet të njërit prej luftëtarëve, i cili me këtë rast i ka lënë amanet motrës ngushëllimin për nënën.

“Me siguri do të vritemi! Nuk na ka mbetur asnjë plumb, mu kanë vrarë shumë shokë, po të kishim municion akoma do luftonim, ... edhe këtë vend të trimave do ta mbushnim me varre të tyre. Na tradhtuan motër, por mos më qani e kemi pagur veten.
Mos e le nanën të mërzitet së baba është ma i fortë”, citohet t’i ketë thënë ai.

Dhe, siç shkruhet më tej, këtu merr fund gjithçka, ndihen të shtënat!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama