Kompania gjermane për telekomunikim ka zgjedhur mesazhet më të bukura të dashurisë të cilat klientët e kësaj kompanie i kanë dërguar në portalin në internet dhe me to do ta zbukurojnë kullën televizive. “Ti je gjëja më e bukur që më ka ndodhur” dhe “Nuk do të lejoj asnjëherë të largohesh”, janë disa nga mesazhet të cilat do ta zbukurojnë kullën. Deri në fund të prillit do të zbukurohet e gjithë kulla me grafitet e dashurisë, ndërsa ato do të qëndrojnë aty deri në fund të majit.
IkubInfo