Kremra qe tonifikojne lekuren, xhele qe lemojne dhe i japin shkelqim fytyres. Tendenca e fundit eshte tregtimi i produkteve kozmetike per meshkujt, nderkohe qe vazhdojne polemikat per rreziqet qe ato paraqesin duke u ngritur ne qiell edhe nga reklamat.
“Bukurosh me çdo kusht”, keto do te ishin fjalet e duhura. Meshkujt po behen gjithnje e me shume kerkues ndaj vetes, deshirojne te kene nje trup perfekt, pa asnje çike dhjame. Kremrat qe gjenden ne treg u krijojne iluzione se mund te kene nje pamje vezulluese vetem me pak mundim. Mund te flene pa u shqetesuar, nderkohe qe ai xhel i veçante vepron naten ne thellesi ne trupin e tyre. Pra te gjithe perberesit e kremrave “aktive” perzihen me njeri-tjetrin, duke premtuar rezultate çudiberese e duke ushqyer nje treg nga i cili perfiton me shume nga ç’mendohet. Jo me kot thone: “Reklama eshte shpirti mallit”.
Por a ekziston vertet nje krem, i cili eshte ne gjendje “te gdhende”, te rimodeloje ose te zbukuroje fytyren ndersa fleme? “Ne jemi shume te qarte me konsumatoret”, thote nje menaxher i cili punon ne nje kompani produktesh kozmetike per meshkujt dhe femrat. “Kremrat kozmetike nuk jane barna: nuk e ndryshojne strukturen e lekures, nuk e transformojne ate. Te gjitha reklamat qe thone te kunderten duhet te perballen me pasojat”, shton ai. Ne fakt ka shume kompani produktesh kozmetike, te cilat bejne reklama te shtrenjta per nje produkt i cili nuk ben asgje me shume veçse hidraton lekuren. Nje prej tyre eshte edhe “Manetti-H. Roberts”, e cila ne dhjetor te vitit te kaluar u gjobit me 490 mije euro per praktika te çrregullta komerciale, te cilat lidheshin me mesazhe reklamuese te gabuara. E si mund te tretet dhjami, per shembull, duke fjetur pasi je lyer me nje krem kunder celulitit? eshte absolutisht e pamundur. Kunder ketyre kompanive, te cilat bejne reklama te rreme per nje produkt te ashtuquajtur çudiberes, eshte ngritur edhe shoqata “El Antitrust”, e cila mbron te drejtat e perdoruesve dhe konsumatoreve.
Pavaresisht krizes, produktet kozmetike per meshkuj po terheqin nje numer gjithnje e me te madh konsumatoresh. Sipas disa te dhenave te fundit, 30 per qind e produkteve te cilat shiten sot ne Itali jane vetem per meshkuj. Per bukurine, italianet shpenzojne 9.107 mije euro, prej te cilave rreth 3 mije euro shpenzohen vetem per produktet kozmetike per meshkuj. Tani blihen me pak locione “after shave” (mbas rrojes) (-3,5%), por po investohet me shume ne kremrat per trajtimin e lekures (+ 1,2%), sidomos ne ato te cilat jane provuar se kane efekte te mrekullueshme ne fytyre dhe trup.
Gjithashtu nje shitje te madhe kane edhe xhelet zbutes per fytyren, kremrat kunder rrudhave per qafen dhe per zonen perreth syve, kremrat hidratues, xheli kunder shkelqimit te tepert te fytyres, locione per nxirje te shpejte etj. Nderkohe vazhdon te pakesohet koha (dhe parate) qe meshkujt i kushtojne formimit kulturor dhe te rritet ajo qe i kushtojne pamjes se jashtme. Nese e keni vene re, te gjithe njerezit perpiqen t’i blejne produktet kozmetike ne farmaci, sepse mendojne se jane me te sigurta. Kohet e fundit, farmacite jane bere numri nje ne shitjen e produkteve per kujdesin ndaj trupit.
Sipas eksperteve, sektori mashkullor do te jete ai me zhvillim me te shpejte dhe mosha qe i preferon me shume keto produkte kozmetike eshte ajo mbi 50. Natyrisht aty ku nuk mund nderhyje kozmetika, ben mrekulli bisturia. Po ashtu kane filluar te rriten edhe kerkesat per nderhyrjet estetike nga ana e meshkujve. Ata preferojne kryesisht “lifting”, “liposuzione” plastike abdominale. “Nese deri para pak vitesh, 60 per qind e personave qe i nenshtroheshin kirurgjise plastike ishin nga mosha 30-50 vjeç, tani mosha mesatare eshte spostuar ne 50 vjeç, madje shifrat tregojne se 8 per qind i kalojne te 70-at”, perfundon nje profesor i kirurgjise plastike.