Ne kohet e sotme, pothuajse gjate gjithe vitit dhe veçanerisht ne periudhen e veres, eshte me se e zakonshme te degjosh se nje femer eshte me diete per te qene perfekte. Por, nese kjo fjale eshte e zakonshme per femrat, eshte vertet e çuditshme te degjosh per nje mashkull qe mban diete. Pjesa me e madhe e tyre shpesh nuk e vret mendjen kur e sheh se ka shtuar ne peshe. Ne fakt, njerezve dhe sidomos femrave, u pelqen te thone se nje burre i shendoshe eshte nje burre i mire, pavaresisht se çdo gje ka limitet e saj. Heret ose vone, vjen nje moment kur njeriu e kupton se pesha e tepert e pengon ne shume drejtime per te bere nje jete normale.
Nga studimet e ndryshme eshte vertetuar se burrat shtojne me shume ne peshe kur jane pasive: qendrojne ulur pjesen me te madhe te dites, nuk ecin kurre, sepse preferojne qe çdo pune ta kryejne me makine dhe t’i kalojne mbremjet perballe televizorit me ndonje birre apo patate te skuqura perpara. Mund t’ju duket e pabesueshme, por edhe burrat kane krijuar metodat e tyre per te rene nga pesha dhe per ta kthyer trupin ne gjendjen e meparshme. Po ashtu, ata kembengulin se keto metoda jane teresisht ndryshe nga rruget tradicionale qe ndjekin femrat per te humbur kilet e teperta. Dhe keto jane ato çka burrat u rekomandojne te gjitheve pa perjashtim dhe veçanerisht atyre burrave qe deshirojne te jene serish elegante. A mos ndoshta edhe grate duhet t’i ndjekin ato per te pare nese jane me efektive se dietat tradicionale qe ato kane ndjekur prej kohesh? Ja disa keshilla te thjeshta, por shume te suksesshme. Para se gjithash eshte e rendesishme te dime se sa kilograme duam qe te humbim dhe sa kohe do te na duhet per kete.
Se dyti, duhet te harrohen te gjitha dietat e publikuara neper libra, revistat e femrave apo emisionet televizive. Disa kohe me pare, nje reviste periodike britanike publikoi nje artikull me rendesi te veçante, ku shkruante se nje diete nuk mund te ishte efektive per te gjithe, sidomos nese rregullat e ushqyerjes mund te kene nje efekt te tmerrshem ne peshen e personit. Se treti, dikush qe kerkon te humbase peshe, duhet te jete patjeter me aktiv. Ketu perfshihet ngjitja dhe zbritja e shkalleve pa perdorur ashensorin. Ecni disa pjese gjate rruges suaj per ne pune dhe mos harroni te beni te njejten gje edhe kur te ktheheni.
Harroji rregullat tradicionale dhe percaktimet per te gjitha dietat, qe thone se nuk duhet te hani pas ores gjashte nese ju shkoni ne shtrat pas mesnates. Ata qe zakonisht flene pas ores 2:00 te mengjesit mund te shtojne ne menyre te frikshme nese rrine zgjuar dhe jane aktive dhe nuk kane ngrene pas ores gjashte pasdite e deri sa te bien per te fjetur. Burrat qe kane pasur me shume sukses me dietat tregojne se eshte me mire nese ju hani vaktin e fundit nje ore e gjysme para se te shkoni per te fjetur. Por çdo te thote te rregullosh ushqimin? eshte e rendesishme se ne nuk duhet te eliminojme asnje produkt nga vaktet e rregullta te te ngrenit çdo dite. Keshtu, nese ne duhet te ndalojme se ngreni disa produkte, mund t’i zevendesojme ato me produkte qe jane me te shendetshme per organizmin. Gjithashtu eshte mire te kujdeseni edhe per permbajtjen kalorike te produkteve, kur shihni se rregullimi i vakteve dhe dietat e arsyeshme kerkojne me shume shpenzime. Ja tete rregullat e arta qe ata propozojne.
Hani mengjes te shendetshem
Te mos hash mengjes nuk te ben mire. Por edhe te hash nje kroasant te shoqeruar me kafe, sigurisht qe nuk eshte zgjedhja me e mire. Pas nates, organizmi ka nevoje per energji per te rinisur punen, por “çifti” kafe-briosh permban shume sheqer dhe yndyra. Ja nje shembull i mengjesit qe duhet ndjekur: nje portokall ose leng frutash, dy feta buke integrale, nje fete djathe pa yndyre, reçel pa sheqer dhe kos.
Te besh zgjedhjet e duhura kur ke uri
Te hash biskota apo çokollata per te mbushur “vrimen” ne stomak nuk eshte vendimi i duhur, sepse ndjenja e ngopjes nuk do te zgjase per shume kohe. eshte vertetuar se ngrenia e nje produkti te embel kerkon qe te pasohet me diçka te tille. Keshillohet te hash ndonje molle, ndonje fete proshute ose te pini leng te fresket frutash.
Kujdes ndaj pijeve me shume sheqer
Te gjitha ushqimet qe hame gjate dites permbajne sheqer, kush ne sasi me te madhe e kush me te vogel, per kete arsye marrja e sheqerit permes kafese apo duke ia shtuar lengjeve jo vetem qe eshte e demshme per linjat, por shpesh behet e rrezikshme. Dietologet keshillojne me mire pa shtuar sheqer, ashtu te hidhura siç jane.
Perberesit e atyre çka hame
Nje panine mund te jete shume e shendetshme, por kjo varet nga perberesit qe ajo “fsheh” brenda saj. Meqenese pjesa me e madhe e njerezve te punesuar nuk kane kohe te kthehen ne shtepi per te ngrene dreka te shendetshme, paninet mund ta zevendesojne plotesisht nese mbushen me proshute, apo perime te fresketa. Buka integrale eshte gjithmone me e preferuar. Ndalohet rreptesisht majoneza, sallami, peshku ton i perzier me vaj ulliri, sepse permban shume yndyre.
Zgjidh metodat e duhura te pjekjes
Asnjehere ushqime te skuqura, jo vetem atehere kur je duke mbajtur diete, por ne çdo dite te jetes. Pjekje me avull dhe pa vaj. Ne raste shume te rralla, pak vaj ulliri.
Kufizoni konsumin e alkoolit
Ne vend te veres, te birres apo “Martinit” eshte me mire te pini lengje frutash. Nese nuk i rezistoni dot perpjekjeve te nje gote, kerkoni vere me pak kalori dhe me pak te demshme per shendetin.
Shmangni konsumin e djathit ne çdo vakt
Momenti me i mire per ta perdorur eshte mengjesi. Por nese disa nuk munden ta konsumojne kaq heret, eshte mire te perdoret vetem nje here ne dite, pa e shoqeruar kurre me mish.
Kufizoni perdorimin e bukes
Buka nuk duhet eliminuar krejtesisht, por duhet kufizuar. Jo me shume se nje fete ne vakt. Edhe ne kete rast, nese eshte integrale, eshte me e mire.