Meshkujt dhe femrat nuk flasin njelloj
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Kështu shpesh e njëjta fjalë mund të marrë kuptime të ndryshme, ndonjëherë dhe të kundërta, kur flitet në një bisedë mes një mashkulli dhe një femre. Ja disa shembuj si i kuptojnë gjërat:
Makina
Ajo: Mjet transporti, në origjinë e konceptuar për të udhëtuar në rrugë të braktisura; sot është e pamundur të arrish në orar në një vend dhe akoma më e pamundur të gjesh një vend parkimi aty ku duhet, domethënë përpara dyqanit të preferuar.
Ai: Për të makina është si një shtëpi e dytë. Në emër të saj janë kërkuar dhe krijuar borxhet e para, në brendësinë e saj janë konsumuar dashuritë e para. Dhe gjithmonë nga vlerat dhe fuqitë e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.
Gënjeshtra
Ajo: Një pohim i cili nuk korrespondon tamam me të vërtetën. Gënjeshtrat thuhen për të mirë, për të evituar zënka, për t’i bërë qejfin dikujt, për të bërë më të lehtë një lajm të keq, për të fshehur një dobësi të vetën dhe për të mos ofenduar.
Ai: Duke përjashtua raste shumë ekstreme, nuk mund të ekzistojë një marrëdhënie ne çift pa gënjeshtra. Ata do të sugjeronin që kur bëhen premtimet e martesës të thuhej: “Betohem të them, thuajse gjithmonë të vërtetën, ose thuajse të vërtetën”ndryshoj
Ajo: Folje që nëse del nga goja e një burri duhet të shkaktojë panik. Për dashuri, femrat mund të ndryshojë deri në maksimum, deri në pikën që nuk njihen më, por rrallëherë e vendosin në dukje. Përkundrazi, kanë tendencën ta mohojnë, për të mos pranuar dobësi dhe varësi. Meshkuj në të kundërt rrallë ndryshojnë, por gjithmonë thonë se kanë ndryshuar, ose mund të ndryshojnë.
Ai: Meshkujt në përgjithësi ndryshimi i tremb. Kur i thonë një femre, “sa ke ndryshuar” zakonisht e kanë për më keq. Ndërkohë që kur i thonë “nuk ke ndryshuar”, thuajse gjithmonë mund të merret si një kompliment.
Chat
Ajo: Vend takimi virtual në internet, në të cilin ëndërrohet të takohet një dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonë ndonjë maniak.
Ai: Një bashkëbisedim, që mund të finalizohet me një takim erotik. Për këtë punë njerëzit hynë në chat… Por, fatkeqësisht shpesh takohen femra që ëndërrojnë dashurinë e madhe.
Vonesë
Ajo: Në moshë madhore, ajo periudhë në pritje të ciklit menstrual, që provokon një gjendje ankthi. Mund të dyshohet për një shtazani të padëshiruar, të dëshiruar, ose ndonjë lloj shqetësimi tjetër.
Ai: Një defekt femëror. Për të kuptuar origjinën e tij, duhet të shkosh në kohë në momentin e vonesës së madhe. Aludohet në momentin e parë, kur përpara altarit ose në bashki u ligjëruar e drejta e gruas për t’u pritur dhe për t’u dëshiruar. Burri pranoi, tha “po”, tashmë nuk ka pse të qahet.
Krizë
Ajo: Një krizë e fortë që vjen pas një kohe të mbushur plot me shqetësime, sqarime, bashkime, shpresa, ndarje, zënka, zhgënjime, ndërrime mendjesh, ndjenjash faji, mërish, faljesh dhe fajësimesh që mund të zgjasë me vite.
Ai: Termi i shkurtuar i shprehjes “Na çave …”, që përdoret shpesh dhe nga femrat dhe në formën e saj të plotë.
Shooping
Ajo: E përkufizojnë kënaqësinë e të blerit gjëra, veshje, këpucë, etj, sepse ndryshon nga bërja e pazarit, që përfshin të tjera gjëra. Kërkon shumë kohë dhe jo domosdoshmërish shumë para për të shpenzuar. Blerja është gjithmonë një burim gëzimi, por një pjesë e madhe e kësaj kënaqësie qëndron në të shëtiturit nëpër vitrina, të provosh fustane që nuk do t’i blesh kurrë, të gjesh raste me ulje, etj.
Ai: Emri me të cilin femrat përkufizojnë harxhimin kot të parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen “po shkoj të bëj pazar”, ndërsa kur thuhet “po shkoj për shooping”, parashikohet një pasdite shkatërruese për ekonominë familjare.
Sjelljet e mira
Ajo: Rregullat e edukatës dhe xhentilesës. Sjelljet e mira përfshijnë gjithçka që ka të bëjë në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët, që nga mënyra e të sjellit e deri tek gjeste xhentile që e bëjnë të lumtur një femër; përfshihen dhe detyrimet dhe gjërat e ndaluara, për sa i përket sjelljes dhe veshjes.
Ai: Që nga kohët e hershme, gratë e meshkujve vulgarë thonë që duhet të zgjedhësh një mashkull që di të sillet mirë. Ata që të lirojnë vendin, që të puthin dorën, që të servirin verën dhe ujin, dhe që hapin derën e makinë përpara që të hipësh në të. “Do martohesha me të”, mendojnë ndërkohë që tashmë janë martuar me dikë tjetër. Atëherë çfarë vlere ka?!
Përmirësoni vetëvlerësimin
Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë së pari të dish të vlerësosh veten. Nëse një femër nuk vlerëson tiparet, trupin apo aftësitë e veta, atëherë është absurde të presë që ta vlerësojë dikush tjetër dhe, në këtë rast, partneri i saj. Nëse arsyeja që partnerët vuajnë lidhjen e tyre për shkak të mungesës së vlerësimit, atëherë ka një rrugë përmes së cilës mund të ndihmojnë marrëdhënien e tyre. Një mënyrë për të përmirësuar vetëvlerësimin kërkon të rigjykoni nivelin e vlerësimit tuaj dhe të krijoni një plan për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Edhe pse mund të jetë e vështirë të jeni të ndershëm dhe të mos kritikoni veten, është një zgjidhje shumë e mirë të filloni të vini një listë rreth të gjitha gjërave që bëni dhe nuk bëni, dhe të shihni se çfarë nuk shkon në karakterin tuaj. Kjo mund të jetë pak e rrezikshme sepse shumë prej njerëzve, në këtë kulturë “vetëshëruese”, e kanë të vështirë të flasin për veten e tyre.
Të transmetosh erotizëm
Meshkujve u pëlqen të injorohen dhe të dëshirohen njëkohësisht. Për këtë duhet të veprosh në disa drejtime. Nganjëherë duhet të afrohesh, pastaj të tërhiqesh, të marrësh iniciativën dhe pastaj të të joshin. Përpiqu të jesh e natyrshme dhe të bësh lëvizje të paramenduara. Sigurisht që nuk mund të ndryshoni në mënyrë natyrale gjoksin apo shpatullat tuaja, por nëse zgjidhni veshjen e duhur, paraqitja juaj e jashtme do të përmirësohet dhe bashkë me të edhe vlerësimi për veten. Nëse keni besim tek vetja, atëherë do të keni besim në çdo gjë që do të bëni dhe në aktin tuaj seksual do të ndjeheni në formë dhe të sigurt që po i dhuroni parterit kënaqësinë që do të dëshironte. Të kesh vetëkontroll do të thotë të jesh e aftë të komunikosh emocionet, ndjenjat dhe, në fund të transmetosh erotizëm në çdo gjest, në çdo shikim, në çdo fjalë.
Aspekti emocional në çift
Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por studiuesja R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme. Në studimin e parë, studiuesit masnin trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për një grup meshkujsh e femrash, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë intime.
TiranaObserver