Meshkujt dhe femrat per te njejten semundje ilace te ndryshme

Meshkujt dhe femrat, per te njejten semundje, ilaçe te ndryshme
E njëjta sëmundje mund të shfaqet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, por terapitë mund të jenë të ndryshme për të dyja gjinitë. Dhe nëse për shumë vite, shkenca mjekësore është praktikuar mbi një trup model, tek ai i mashkullit, sot mijëra studime tregojnë se gjërat janë më të ndërlikuara. Ajo që i shqetëson shkencëtarët është se studimi klinik duhet të ndryshojë regjistër, duke filluar me ndarjen e studimeve mbi farmacinë. Sot nuk duhen përdorur më “kavie” meshkuj në eksperimentet paraklinike, që tregojnë se çfarë efekti kanë barnat në organizmin e njeriut dhe nëse janë të sigurta.

Le ta nisim me një nga sëmundjet më të përhapura të stomakut: janë dy tipa ulcerash që prekin traktin e sipërm. Njëri është tipik i gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore. Femrat janë më të predispozuara të preken nga ulcera gastrite (dhimbja krijohet në stomak, për shkak të lëngjeve gastrite), meshkujt vuajnë nga ulcera duodenale (dymbëdhjetëgishtore). Probabiliteti që ulcera të shërohet është më i madh te femrat, sesa te meshkujt. Kjo falë hormoneve: këtë e dëshmon fakti se efekti i ulcerës duodenale për shembull rritet më tepër pas menopauzës, kur veprimi mbrojtës ndalon, ndërkohë që zvogëlohet gjatë shtatzënisë, kur hormonet janë me shumicë. Në këtë rast, veprimit të progesteronit që ndalon formimin e lëngjeve të stomakut i shtohet edhe ai i estrogjeneve që fuqizojnë mbrojtjen e mukozës.

Së dyti, avancimi i kancerit në mushkëri, vdekja, reagimet ndaj terapisë, të gjithë janë faktorë që të ndikuar nga seksi, janë më pak të ndjeshëm ndaj agjentëve kancerogjenë. Shkaqet janë ende të panjohura, edhe pse shumë studiues po përpiqen të hedhin dritë mbi këtë çështje. Një studiues francez ka vënë re se një kombinim specifik i niveleve të dy enzimave rrezikon më shumë për të zhvilluar kancerin në mushkëri dhe kjo është më e rrezikshme për gjininë femërore. Madje jo vetëm kaq: në krahasim me meshkujt femrat janë më të prirura të preken nga mutacionet gjenetike të cilat ndikojnë negativisht si për rrezikun që mund të zhvillojnë sëmundjen, ashtu edhe mbi disa mekanizma të riparimit të ADN-së. Pikërisht ky deficit i riparimit të ADN-së, në mënyrë paradoksale e ndihmon organizmin femëror t’u përgjigjet më mirë barnave si platinit, elementi më i përdorur në kimioterapitë për tumoret në mushkri, ashtu edhe terapive me erlotinib dhe gefitinib, dy molekula që godasin receptorin e faktorit të rritjes epiteliale (EGFR). Të gjitha prova që tregojnë urgjencën për të hetuar më mirë mbi dobinë e trajtimeve te popullsia femërore.

Virusi i hepatitit C (HCV) duket se është më tepër i predispozuar për femrat. Në fakt, këto të fundit janë më të prekura nga infeksioni, sesa meshkujt, që është edhe një nga arsyet e tumorit në mëlçi. Kështu ato janë më të kujdesshme për t’u vaksinuar, megjithatë ky lloj kanceri është më pak agresiv dhe avancon ngadalë. Ndërkaq, edhe nëse femrat sëmuren pak a shumë në moshë të madhe mund të jetojnë më gjatë, siç dëshmon edhe një studim i publikuar në “American Journal of Gastroenterology”. Avantazhi i parë nuk ka lidhje vetëm me ekspozimin e paktë ndaj faktorëve të rrezikut, por me gjenet që rregullojnë përgjigjen imunitare. Në fakt, shumë prej këtyre gjenden në kromozomin X, i pranishëm në dy kopje te femrat dhe vetëm në një kopje te meshkujt. Hipoteza është konfirmuar nga fakti se hepatiti autoimun dhe ceroza, sëmundje të mëlçisë që prekin më shumë gratë, kanë origjinë autoimune.

Së treti, kujtesa që prek një në gjashtë gra dhe një në dhjetë burra. Një nga arsyet është sepse femrat jetojnë mesatarisht gjashtë vjet më shumë se meshkujt dhe patologjia prek më shumë 65-vjeçarët. Por jo vetëm një studim i publikuar në muajin janar në revistën “Journal of Alzheimer’s Disease” nga një grup studiuesish amerikanë, sugjeron se menopauza e parakohshme mund të jetë e lidhur me një rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes dhe hormonet femërore mund të luajnë rol shumë të rëndësishëm. Megjithatë, ndryshime ka edhe në simptomatologji: pacientët meshkuj paraqesin më shpesh probleme në sjellje, me qëndrime të pahijshme ndaj rrethanave, nga ana tjetër femrat duken më të paqëndrueshme nga ana emocionale dhe kanë deficite të mëdha në komunikim, duke treguar vështirësi të mëdha në kujtimin e një emri apo domethënien e një fjale. Studimet e pakta të bëra deri më tani mbi efikasitetin e terapive shfaqin rezultate jo fort të kënaqshme, disa nga terapitë veprojnë vetëm te meshkujt.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama