Meshkujt e ruajne dashurine e fshehte

Meshkujt e ruajne dashurine e fshehte
Dashurinë e fshehtë e ka çdo i pesti person që është në lidhje, ndërsa ndaj saj ndjejnë epsh më të madh se ndaj partnerit, ka treguar anketa britanike me 3 000 persona.

Në shumicën e rasteve, partneri e di se për kë është fjala, pasi ata janë zakonisht mikeshat e afërta, koleget e punës apo dashuritë e vjetra. Meshkujt janë më të prirë ndaj aferave, duke pranuar dashurinë e fshehtë 22 % e tyre, krahasuar me 15 % të femrave. Në lidhjet mbi 5 vjet, dashuri të fshehtë kanë një nga 25 partnerë, njoftojnë mediet britanike.

“Edhe nëse lidhja është e lumtur, është e mundur që partneri të dashurojë dikë tjetër. Për ata që nuk mund të kontrollojnë epshin e tyre, kjo mund të jetë fundi i martesës apo lidhjes”, porositin studiuesit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama