Të pyetura më në detaje për puthjen më të mirë, turistet nga e gjithë bota i kanë renditur meshkujt italianë të parët për 5 arsye:
Pasionin me të cilin puthin
gatishmërinë dhe aftësinë për të ngushëlluar një femër në një moment të vështirë
higjienën orale dhe buzëqeshjen e kuruar
puthjet e zgjatura
5. aftësinë për të folur bukur, mjeshtërinë e joshjes
Sondazhi rikonfirmon sharmin e meshkujve latinë, pasi në vend të dytë vijnë francezët e të tretët renditen spanjollët.
Po përse është kaq e rëndësishme puthja për një femër?
Para së gjithash, femrat preferojnë lojën paraprake (56%) më shumë sesa vetë raportin seksual. 21 % e tyre e cilëson thelbësore puthjen, e cila është burim i eksitimit më shumë se çdo lloj tjetër kontakti fizik. Ndërsa 34 % e grave shprehen të gatshme për të hequr dorë nga seksi për një periudhë kohe, por jo nga puthjet me partnerin e tyre.