Meshkujt jane shume te shpejte per te dhene nje vleresim te menjehershem ne lidhje me nje femer, per faktin nese ajo mund apo mund te mos jete nje partnere potenciale e tyre. Kete vleresim e japin ne sekondat e para qe hedhin syte mbi nje femer dhe bazuar vetem ne pamjen e jashtme. Kjo, per shkak te preferences se vjeter gjenetike per te terhequr femra dhe me pas per t’u çiftezuar me to.
Sipas nje studimi te fundit, nje grua me nje fytyre terheqese konsiderohet menjehere nga meshkujt si e afte per te sjelle ne jete femije dhe per te ngritur familje. Kjo duke u nisur nga instinkti i mbijeteses mashkullore. Ne ndryshim nga mashkulli, nje femre i duhet nje kohe me e gjate per te vendosur ne lidhje me nje mashkull, nese ia vlen apo jo ta thelloje me te nje marredhenie.
Kjo, per shkak se femrave u duhet qe te shohin nese ai do te jete apo jo nje partner i dedikuar per te dhe femijet qe mund te vijne nga lidhja me te. Kjo eshte pjese e menyres se si jane programuar femrat per te mbijetuar. Dy profesore te famshem qe merren me studimin e sjelljeve fillestare te te dy gjinive perballe njohjeve te reja kane botuar nje studim me titullin: “Neuroshkenca e njohjes sociale dhe afektive”. Per te arritur konkluzionet e tyre ata kane testuar shume gra dhe kjo permes mjaft provave. Me konkretisht eksperimentet e tyre jane perqendruar tek 20 gra dhe 20 burra, te cilet u vendosen ne pozicione dhe situata te ndryshme emocionale.
Gjate kryerjes se ketyre detyrave emocionale atyre iu be nje regjistrim i aktivitetit te trurit. Nje nga keto eksperimente ishte vendosja para subjekteve meshkuj dhe femra e fotove te ndryshme te perfaqesuesve te seksit te kundert. Ne kete menyre u pa se cilat ishin reagimet e njerezve. Fotografite ishin nga ata te personave te shemtuar e deri tek ata shume terheqes, apo me paraqitje te pelqyeshme.
Ajo qe u vu menjehere re ne kete eksperiment eshte se meshkujt kishin nje reagim te menjehershem ndaj fotove dhe ishin shume me te qarte dhe te prere se femrat ne lidhje me preferencat e tyre. Brenda disa sekondave ata ishin ne gjendje te percaktonin se me cilen nga ato femra do te kishin dashur qe te kishin nje marredhenie me intime dhe me cilat nuk do te donin qe te kishin asnje lloj kontakti. Si perfundim meshkujt kane nje aftesi shume te madhe percaktuese dhe nje shpejtesi veprimesh kur eshte puna per te percaktuar nje partnere te mundshme. Por fakti se ata jane shume te shpejte ne kete percaktim nuk i ben aspak siperfaqesore siç mund te mendojne disa.
Kjo shpejtesi e percaktimit ka te beje me nje fakt shume te lashte gjenetik dhe me vete funksionin e mashkullit. Kjo nuk do te thote se ata jane bosh nga brenda dhe merren vetem me vleresimin e pamjes se jashtme. Zbulimi i fundit nuk eshte se ka permbysur idene mbi shpejtesine e arritjes se meshkujve ne nje perfundim ne lidhje me nje femer qe takojne per here te pare.
E reja ne kete studim ka te beje vetem me faktin se ndryshe nga sa mendohej me pare, shpejtesia e vendimit te meshkujve ne lidhje me femren eshte shume me e madhe, sigurisht behet fjale per fragmente sekonde. Me pak fjale nje mashkull vendos nese nje femer eshte e pershtatshme ose jo brenda nje te qindtes se sekondes. Sipas shkencetareve, kjo eshte diçka antike, shume e vjeter dhe eshte nje nga mjetet qe ka nje mashkull ne dispozicion per te gjetur se cila eshte femra qe do t’i siguronte sjelljen ne jete te femijeve.
Ndersa per femren, per te dale ne nje perfundim te tille duhet nje kohe me e gjate, qe kryesisht kalon neper nje stad njohjeje me te madhe dhe jo vetem te vetive fizike, por mbi te gjitha shpirterore dhe karakteriale te mashkullit. Femrat nuk vendosin duke u nisur nga pamja e jashtme, por nga sjellja. Per te mashkulli me i pershtatshem per te krijuar nje familje eshte ai qe i jep me shume besim dhe siguri.