Meshkujt qe duhet ti shmangni

Meshkujt qe duhet ti shmangni
Nëse së fundmi keni zbuluar se mashkulli ideal nuk ekziston dhe po pranoni këdo që futet në jetën tuaj për një marrëdhënie të re, duhet të tregoni kujdes

Takimet

Me kalimin e kohës dhe moshës, çdo femër e kupton se atje jashtë nuk gjendet as princi i kaltër dhe as njeriu perfekt. Si reagim ndaj kësaj tronditjeje, krenaria femërore bie dhe takimet me meshkujt e rastësishëm fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ideja se meshkujt (për fatin e mirë ose të keq), duhen pranuar ashtu siç janë, nuk është ideja më e mirë që keni pasur ndonjëherë. Ja cilët janë 10 tipat e meshkujve, që duhet t’i shmangni për takime dashurore.

1. Mashkullin e divorcuar jo plotësisht. Kini parasysh se nuk është aspak e këndshme të dilni me dikë që akoma nuk ka filluar apo përfunduar procedurat e divorcit. Në një mënyrë apo në një tjetër, ish-gruaja e tij do të jetë gjithnjë e pranishme në çastet që ju kaloni me të. Hiqjani vetes këtë ndjesi aspak të rehatshme, prisni derisa boja e deklaratës së divorcit të jetë tharë dhe më pas dilni lirisht me të dashurin tuaj të ardhshëm.

2. Baristin e përkohshëm ose të përhershëm. Ai mund t’ju thotë se po e bën punën e baristit përkohësisht dhe se sapo karriera e tij në art të lulëzojë, ai do të heqë dorë për t’iu përkushtuar profesionit të tij. Nga ana tjetër, kanë kaluar vite dhe ai akoma nuk ka krijuar një jetë të qëndrueshme dhe gjithmonë kthehet në shtëpi i dehur në orët e vona të natës. Shmangeni këtë lloj mashkulli, pasi vetë puna e tij kërkon që ai të jetë shumë i afrueshëm me të tjerët, flirtues dhe shpesh të ndërmarrë hapa të nxituar drejt femrave. Mundësitë që ai të bëjë një karrierë, janë shumë të pakta.

3. Mashkullin me një mision shpirtëror. Ndoshta mashkulli që keni përzgjedhur për të dalë, mund të ketë një interes më të madh për anën shpirtërore të gjërave. Ai mund të jetë në një mënyrë i evoluar shpirtërisht dhe e quan të panevojshëm bashkimin spiritual me dikë tjetër. Marrëdhënia me të mund të ketë vetëm dy kuptime, ose ai po provon të afrohet më shumë me Zotin ose po kërkon për një aventurë që do të zgjasë vetëm një mbrëmje.

4. Djalin iniciator të biznesit. Këta lloj meshkujsh janë monedha me dy anë, aq sa e vlerësoni anën punëtore të tij, atë që dëshiron të punojë dhe të ndërmarrë nisma në biznes, aq i lodhshëm është tipi i tij. Kohën më të madhe ky lloj mashkulli do t’ia kushtojë biznesit dhe problemeve që hasen në të. Nëse dëshironi dikë që t’ju kushtojë kohë, mos përzgjidhni ndërmarrësin e ideve të reja për biznes.

5. Mashkullin që po rimëkëmbet. Personat që janë të varur nga substancat narkotike apo ndaj gjërave të tjera të dëmshme, zakonisht janë të udhëzuar të presin deri në një vit për të filluar një marrëdhënie. Kjo, për shkak se identiteti i tyre nuk është i qartë dhe se ata mund të reagojnë në mënyrën e gabuar dhe të justifikohen se nuk ishin vetvetja. Dikush që ka shumë pak kohë që ka dalë nga rehabilitimi, ka një rrugë të gjatë përpara, mos jini ju personi që rrezikon për të pasur pranë.

6. Tipin që u kthye të jetojë me prindërit. Mbase ai mund të ketë humbur punën, po ndryshon karrierën apo po kërkon të organizohet ndryshe në jetë, por kthimi te prindërit është veprimi më i gabuar. Të jesh një mashkull i rritur kërkon të marrësh përgjegjësitë e duhura mbi vete, për këtë arsye është më mirë që të mos dilni me meshkujt që strehohen te prindërit pas diçkaje të keqe. Ai kurrë nuk do të jetë gati për të ecur me këmbët e tij.

7. Burrin e pasjellshëm. Askush nuk do të dëshironte të dilte me dikë që përtypet me gojën hapur, që qëndron keq në tavolinë gjatë darkës, apo që pastron dhëmbët me një kruajtëse pas ushqimit përpara jush. Nëse personi me të cilin po dilni nuk kërkon kurrë falje apo nuk ju falënderon, është koha e duhur të hiqni dorë prej tij, nuk do t’ju duhet një njeri i tillë. Mënyra e sjelljes është shumë e rëndësishme, nuk do t’ju pëlqente t’ia prezantonit atë njeri pa respekt familjes apo miqve tuaj.

8. Mashkullin që s’ka pasur asnjë marrëdhënie. Sido që të jetë puna me këtë mashkull që ka kaluar të tridhjetat dhe kurrë nuk ka pasur një lidhje, ai nuk është njeriu i duhur për t’u takuar pas zhgënjimit të mosgjetjes së mashkullit perfekt. Ndërroni timonin e anijes suaj, në moshën që jeni, keni nevojë për dikë me eksperiencë, që di si të sillet me një femër.

9. Mashkullin që acarohet shpejt. E kush ka nevojë për dikë që nxehet shumë shpejt, që prej nervozizmit mund të bëjë sjellje të gabuara? Një femër kërkon qetësi, siguri dhe respekt. Ata që e humbin toruan nuk janë zgjidhja e duhur. Hidhini sytë nga meshkujt e shtruar që dinë ta kontrollojnë veten dhe të sillen mirë në çdo situatë.

10. Mashkullin e rastësishëm. Gjithçka që fillon shpejt përfundon në të njëjtën mënyrë. Ky mashkull nuk do t’ju ndihmojë aspak në rritjen e vetëbesimit dhe në përmirësimin e marrëdhënieve tuaja me meshkujt. Ka më shumë mundësi që të pendoheni sesa të mendoni se ishte thjesht një kohë e kaluar këndshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama