Meshkujt rrezikohen me shume nga Facebook-u

Meshkujt rrezikohen me shume nga Facebook-u
Rrjetet shoqërore janë më të rrezikshme për meshkujt sesa për femrat, sipas një studimi me 1.500 përdorues të internetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Ky studim tregon se meshkujt nuk e kanë problem që në profilet e tyre në Facebook të pranojnë kërkesat e njerëzve të panjohur (sidomos nëse fotot e profilit tregojnë femra të bukura), të deklarojnë vendndodhjen e tyre, të lënë profilin të hapur për të gjithë dhe nuk tregohen të kujdesshëm përsa i përket kushteve të sigurisë së profilit të tyre. Në këtë mënyrë ata janë pre më e lehtë e krimeve kibernetike.

Studimi tregoi se 65% e femrave nuk pranojnë kurrë kërkesa miqësie nga njerëz të panjohur, ndërsa përqindja tek meshkujt zbret në 50%. Gjithashtu, 25% e meshkujve e lënë të hapur profilin e tyre në krahasim me vetëm 16% të femrave. U vërejt se shumica e meshkujve pranon kërkesat e vajzave të bukura, ndërsa femrat hezitojnë kur i vjen një kërkesë miqësie nga një mashkull i pashëm. George Petre, një nga personat që realizuan vëzhgimin, theksoi se kjo vjen nga fakti se shoqëria i mëson femrat të jenë të kujdesshme ndaj njerëzve të panjohur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama