Meshkujt stimulojne dhimbjet e lindjes

Meshkujt stimulojne dhimbjet e lindjes
Dy meshkuj që donin të provonin se gratë e tyre e kishin ekzagjeruar me dhimbjet e lindjes kanë kryer një procedurë stimulimi që imiton kontraktimet e forta që përjetojnë femrat kur lindin fëmijë. Meshkujt, nga Kisha e Kensington në Miçigan, kanë kontaktuar një gjinekologe dhe kanë filmuar eksperiencat e tyre. Gratë qëndruan në dhomë për të parë procesin. Filmimi i hedhur në “Vimeo” i tregon ata me elektrodat në bark, që simulonin kontraktimet.

Një prej meshkujve tha: “Duket të presin barkun me sharrë”, në fazat e para të kontraktimit. Kur ata arritën fazën “aktive” të lindjes, meshkujt bërtisnin me sa kishin fuqi. Eksperimenti për stimulimin dhimbjeve të lindjes te meshkujt  është kryer edhe në emisionin televiziv holandez “Guinea Pigs”, nga dy meshkujt prezantues, ku njëri prej tyre, pas eksperimentit ishte shprehur: “Nuk e di nëse tani do kem guximin ta lë gruan time shtatzënë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama