Klubet e Premier Ligës vijojnë të shfaqin interes për Lionel Mesin. Edhe pak javë na ndajnë prej hapjes së merkatos së verës dhe duket sikur emra të mëdhenj do të lëvizin nga skuadrat e tyre.
Për merkaton e verës përflitet se një ofertë e çmendur do të shkojnë në drejtim të yllit Katalanas Leonel Mesi.
Manchester Junajtid siç u konfirmua dje nga shefi ekzekutiv i Bayer Muchen kishte bërë një ofertë stratosferike për yllin Bavarez Thomas Myler, por mesa duket "Djajt e Kuq " kanë vendosur të bëjnë të njëjtë gjë edhe për "pleshtin ".
Sipas "Daily Mail" ka mundësi që kjo të ndodhë dukë parë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Leo Mesi momentalisht në Spanjë. Nëse ky trasfemi do të ndodhi atëherë shifra rekord e transferimit të Garet Beil në 'Kamp Nou' do të thyhet. Gjithçka mbetet për tu parë në javët në vazhdim.