Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Mesi, ka blerë një shtëpi të kushtueshme në Paris. Kaq ka mjaftuar dhe shtypi francez ka ngritur pikëpyetjet e para për një kalim të mundshëm të tij me PSG-në.
Presidenti i këtij klubi nuk e ka fshehur ndonjëherë vlerësimin për Mesin duke kërcënuar Barcelonën me një shumë prej 250 milionë eurosh.
Sipas gazetës franceze "Le Parisien", Mesi ka blerë në shtëpi në Paris me një shumë prej rreth 8,3 milionë eurosh.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 350 m2 dhe ndodhet në lagjen 'Montmorency'. Banesa e re e tij përfshin një palestër, një sallë kinemaje private dhe për më tepër, është komshi me Tiago Silvën, i ardhur në Francë në vitin 2012.