Mesic merr titullin Qytetar Nderi i Tiranes

Mesic merr titullin Qytetar Nderi i Tiranes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka akorduar titullin Qytetar Nderi ish-presidentit të Kroacisë Stjepan Mesić (Stipe Mesiç).

“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t’ju titullin: “Qytetar Nderi” i Tiranës: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian,” tha Basha.

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish – Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, tani vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve. Mesiç ka sugjeruar një bashkëpunim të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ish presidenti kroat thekson se vendi i tij do të jetë nje mbështetës i fortë i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama