Mesila Doda kunder Totozanit Jo martesave gay!

Mesila Doda kunder Totozanit: Jo martesave gay!

Deputetja demokrate Mesila Doda ka qënë politikania e parë që ka reaguar pas deklaratës së Avokatit të Popullit, Igli Totazani, që kërkoi ligjërimin e martesave gay. Në një postim në facebook ajo shkruan se familja është burrë-grua dhe kërkon aleancë të gjërë për ti thënë stop kësaj inciative.

“Pasi kauzën e romëve e mori Erjon Veliaj, avokati i popullit Igli Totozani shpiku kauzën e tij te fundit, atë të përgatitjes së projektligjit për martesat gay. Si deputete, grua, nënë, familjare shpreh mosaprovimin tim të thellë për një prononcim të tillë. Familje është vetëm ajo që vjen nga martesa e një burri dhe një gruaje, dhe së bashku mbështesin dhe mirëpresin fëmijet që vijnë në jetë. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi një bllok pengesë për inisiativa të tilla që shkojnë kundra thelbit të jetës sonë, kundra vullnetit të Zotit që botën tonë e bekoi me bashkimin e burrit me gruan”, shkruan Mesila Doda në profilin e saj.

Gjatë ditës së djeshme Totozani u shpreh se: “Legjislacioni jonë nuk është ende gati, ka një ligj për anti-diskriminimin, por natyrisht ka nevojë për ndryshime të tjera. Në Shqipëri ka një frymë që po ndryshon ndaj komunitetit LGBT, pra nuk ka më atë urrejtjen e madhe, të zotërisë në fjalë apo të ndonjë zotërie tjetër që ishte i gatshëm të vriste djalin e tij, nëse zbulonte që ishte gay, por sot gjërat kanë ndryshuar, kanë ndryshuar për mirë, unë po shoh sot komentet që njerëzit po bo bëjnë në blogje , në “Facebook” janë vërtet ndryshe. 

 

Janë aq ndryshe, saqë unë nuk e di se çfarë po më mban, ndoshta vetë shoqatat po më mbajnë, se si institucion i avokatit të popullit sa më shpejt ta propozojmë martesën, dhe do ta bëjmë këtë gjë. Dhe të jemi një shembull pozitiv, në Shqipëri dhe në Ballkan, jemi duke u përpjekur dhe deri në fund të vitit do të kemi një përgjigje për një ndryshim në kodin e familjes së Republikës së Shqipërisë. Dhe jemi midis një dileme për të diskutuar mbi mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje, pra të bashkëjetesës apo të kërkesës së martesës. Natyrisht kjo është një çështje që më shumë sesa avokatit të popullit, ju takon vetë organiztatave LGBT të japin mendimet e tyre”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama