Ja disa këshilla praktike që ndihmojnë për refuzuar pa frikë:
Mos u ndje në faj - Për të marrë një PO, njerëzit e afërm kërkojnë që tek ty të lindë ndjenja e fajit. Mos u ndiko nga këto tentativa dhe refuzo në mënyrë të prerë.
Mos u nxito - Para se të përgjigjesh merr kohën e nevojshme për të vënë në balancë të mirat dhe të këqiat që paraqet situata. Sidomos mendohu kur të tjerët bëjnë presion për të marrë nga ty një përgjigje pozitive.
Përgatitu - Të refuzosh sjell gjithmonë një ndjenjë ankthi sepse mendon për gjërat e këqia që mund të thonë të tjerët për ty. Bëj gati fraza të tilla si “më vjen shumë keq, por përgjigja ime është JO”.
Mos “sulmo” bashkëbiseduesin - Mos thuaj “ti nuk ke asnjëherë para në xhep”, por thuaj “unë nuk mund të të jap borxh”. Gjithashtu përdor fraza që bëjnë të duket se i pranon kritikat pa hequr dorë nga pikëpamja jote. Për shembull: “E di që nuk po tregohem i sjellshëm, por nuk të ndihmoj dot këtë herë”.
Mos i përdor këshillat gjithmonë - Mos refuzo sepse je nervoz, ke shpirtin e kundërshtimit apo sepse ke mësuar si të thuash JO. Gjithashtu mos thuaj JO në mënyrë agresive sepse jep përshtypjen e personit antipatik. Të dish të thuash JO lejon që të thuash edhe më bukur PO.