Mesohet kundershtari i Skenderbeut luan me ekip hungarez

Mësohet kundërshtari i Skënderbeut, luan me ekip hungarez

Skënderbeu do të ketë një ndeshje mjaft të komplikuar në Ligën e Kampioneve, ku shorti e ka vënë përballë skuadrës kampione të Hungarisë.

ekipi kampion skenderbeu 2015-16

Ekipi korçar do të përballet me Ferencvarosh në turin e dytë eliminator të turneut, duke pasur për më tepër në disfavor edhe faktorin fushë. Shorti ka përcaktuar që korçarët të luajnë ndeshjen e parë të tyre si ekip pritës.

Ferencvaroshi arriti të fitonte në sezonin e kaluar titullin kampion pas 12 viteve thatësi, falë drejtimit të suksesshëm të gjermanit Tomas Doll.

Gjatë procedurës së shortit nga UEFA, zyrtarët theksuan se Skënderbeu është pranuar në mënyrë provizore në pritje të vendimit të KAS, duke konfirmuar se vendimi do të jepej më datë 5/6 qershor, por pa saktësuar se për cilën arsye ishte dënuar klubi shqiptar.

Ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampioneve luhen më 12/13 korrik dhe 19/20 korrik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama