Ne CV, apo ne biografine e punes, duhet t’i jepni te dhenat elementare personale, arsimimin qe e keni arritur, duke perfshire edhe kurset qe keni ndjekur, por edhe punet qe keni bere me pare. Nga te dhenat personale, mjafton qe ta shkruani emrin, mbiemrin, adresen dhe numrin e telefonit, ne menyre qe punedhenesi potencial te mund t’ju njoftoje se a jeni pranuar, apo jo. Nese mundeni – edhe nese nuk ju kerkohet – krahas CV-se bashkengjiteni edhe nje fotografi tuajen, natyrisht fotografi te bere per dokumente. Ne pjesen ku duhet te theksoni pervojen e punes, permendni te gjitha kompanite ku keni punuar, si dhe punet konkrete qe keni bere.
Me se miri eshte qe te filloni nga vendi i fundit i punes. Kur behet fjale per edukimin, permendni te gjitha shkollat qe i keni kryer, kur dhe ku i keni kryer ato. Sa i perket notes mesatare, nese eshte e larte, theksojeni, perndryshe eshte me mire qe ta evitoni. Permendni edhe shperblimet, diplomat, seminaret dhe konferencat ku keni marre pjese, sidomos nese kane lidhje me vendin e punes ku konkurroni.
Shkruani se a dini ta perdorni kompjuterin, cilat programe te kompjuterit i pervetesoni dhe çfare kursesh keni mbaruar. Shumica e punedhenesve sot kerkojne njohjen e gjuheve te huaja, te shkruara dhe te folura. Behuni i sinqerte dhe theksoni vetem ato gjuhe te cilat me te vertete i dini. CV-ja duhet te jete e thjeshte dhe e sakte. Mos u zgjeroni teper, meqe punedhenesit nuk kane kohe qe te lexojne te dhena qe jane me te gjera se dy faqe te formatit A4.