Meta Ka nje keqkuptim midis qellimit dhe formulimit te nenit per shpifjen

TIRANË, 12 Nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me propozimin e fundit të qeverise për cilësimin e shpifjes si vepër penale të dënueshme nga gjoba deri në tri vjet heqje lirie.

Sipas Kryetari të Kuvendit, Meta, ka një keqkuptim të madh midis qëllimit dhe iniciativës. "Jam në dijeni të këtij debati të iniciativës, besoj se ka një keqkuptim midis qëllimit të kësaj iniciative dhe mënyrës se si ka funksionuar formulimi, kështu qe besoj se ky keqkuptim do të zgjidhet, do të ketë një reflektim", tha Kreu i Kuvendit, Meta,njëherazi Kryetari LSI-se.

"Besoj që LSI mbështet çdo iniciativë për dekriminalizim apo jo. Jua thashë që kam përshtypjen që është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Kështu që do ketë reflektim besoj", vijoi Meta në prononcimin e tij për mediat. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama