TIRANË, 13 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi të premten pas takimit me kryeministrin Edi Rama se koalicioni qeverisës është shumë i qëndrueshëm dhe po funksion në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme.
Sikurse deklaroi më herët dhe kryeministri Rama, takimi i sotëm mes dy drejtuesve të koalicionit të majtë
kishte në fokus diskutimin e progres- raportit të KE-së dhe angazhimet që duhen ndërmarrë për t'iu përgjigjur shqetësimeve të këtij dokumenti, sidomos në sektorët e rëndësishëm ku janë ndërmarrë reformat.
I pyetur për ecurinë e koalicionit, Meta u përgjigj se 'problemi ynë është se kur takohemi ju (media)mendoni se ka krisje në koalicion, por dhe kur nuk takohemi, duke dëgjuar thirrjet e Doktorit nga Facebook-u, merrni ngarkesë'.
Sa i takon ndryshimeve në qeveri, Meta, duke iu referuar dorëheqjes së Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë, tha se ky ishte një vendim i Kryeministrit, pasi sipas Kushtetutës i takon atij të marrë vendimet kryesore. /a.ke/