Meta Mirepresim opoziten ne Kuvend

Meta: Mirepresim opoziten ne Kuvend

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta i bëri thirrje opozitës t’i japë fund bojkotit dhe  të bëhet pjesë e jetës parlamentare.  I pranishëm në Gjirokastër në kuadër të programit të aktiviteteve “Shqipëria sociale”, ndërmarrë në 10-vjetorin e krijimit të LSI-së, Meta i garantoi opozitës bashkëpunimin për pasjen e një ecurie normale në jetën parlamentare të vendit.

 

“Mirëpresim opozitën në sesionin e ri parlamentar, pasi kështu ajo mund të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike në vend dhe ecjen në rrugën evropiane të vendit tonë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

 

Gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, Meta u ndal në Qendrën Sociale për fëmijë “Vatra e ngrohtë”, ku u dhuruan materiale të ndryshme shkollore në prag të nisjes së vitit të ri mësimor. Më pas Meta mori pjesë në aksionin për pastrimin nga mbetjet urbane të zonës ku ndodhet një prej vendeve më të veçanta të trashëgimisë kulturore, e njohur si Ura e Ali Pashës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama