Meta Ne ne koalicionin fitues e krijuam dhe me 29 Nentor

Meta: Ne ne koalicionin fitues, e krijuam dhe me 29 Nentor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të Brigadës së 7 Sulmuese në Çorovodë. “Sigurisht që kjo është një ditë shumë e rëndësishme, është dita e 70-vjetorit të krijimit të Brigadës së 7 Sulmuese, një nga brigadat heroike të luftës.

 

Njëkohësisht është dhe një ditë festimesh në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të vendit, prandaj ka përmasa të veçanta dhe është kënaqësi që së bashku me komunitetin e veteranëve të qarkut, me ish-partizanët, familjet e dëshmorëve, por dhe të rinjtë të bëjmë këto festime, sepse Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërme i ka themelet e saj pikërisht në këtë fitore të rëndësishme që arriti populli ynë në Luftën e Dytë Botërore, duke u rreshtuar në koalicionin antifashist”, tha Meta. Kryeparlamentari Meta u shpreh se lufta dhe angazhimet e tjera kundër okupatorit bënë që Shqipëria të rreshtohej në koalicionin fitues. “Nga ana tjetër, një nga vlerat e pamohueshme ishte edhe mbrojtja e hebrenjve, të cilët pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin shtuar në numër.

 

Kjo, dhe të tjera angazhime në luftë kundër okupatorit, bëri që Shqipëria të rreshtohej në koalicionin fitues të luftës. Ishte data 29 ajo që vendosi më së miri edhe datën 29 Nëntor. Ndaj ne sot këtu së bashku kemi të drejtën e pamohueshme për të festuar këtë ditë dhe përgjatë vitit dhe ditët e tjera festive në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit. Gëzuar festën!”, theksoi Meta. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Spartak Braho, Përparim Spahiu, Silva Caka, si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi. Të pranishëm ishin dhe prefekti i Beratit, Selfo Kapllani, kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrit Sinaj, kryetari i Bashkisë Çorovodë, Nesim Spahiu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama