TIRANË, 10 Tetor /ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u ka shprehur ngushellimet e tij me të sinqerta autoriteteve turke dhe familjeve të viktimave të aktit terrorist të ndodhur sot në Ankara.
"Ky akt i shëmtuar që godet njerëz të pafajshëm duhet të na rrisë edhe më shumë ndjenjën e solidaritetit dhe të na bashkojë në përpjekjet dhe luftën kundër së keqes. Shqipëria dhe shqiptaret do të jenë gjithnjë pranë popullit turk, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike dhe vecanërisht në këto momente të vështira".
Ky informacion konfirmohet në statusin zyrtar Facebook të Emiliano Aleksit, këshilltari për mediat i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta./i.v/./a.ke/