Meta Prioritetet tona dekriminalizimi dhe reforma ne drejtesi

TIRANË, 3 Nëntor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha sot se përmbyllja e procesit të dekriminalizimit dhe realizimi i reformës në drejtësi janë dy prioritetet që do t'i hapnin rrugën çeljes së negociatave me Bashkimit Europian.

Pas një takimi me europarlamentarin Gianni Pitella, kreu i Kuvendit u shpreh i vendosur që t'i jepet fund sa më parë procesit të dekriminalizimit, pasi sipas tij, kjo po dëmton padrejtësisht imazhin e vendit.

"T'i jepet fund procesit të dekriminalizimit pasi po dëmtohet në mënyrë të padrejtë imazhi i vendit dhe po ashtu po dëmtohet imazhi i shumicës dërrmuese të deputetëve që nuk e meritojnë të karakterizohen me këtë emër, me të cilën nuk kanë lidhje as ata (deputetët), as qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim e gjykoj të rëndësishme përqendrimin e energjive për të mbyllur këtë proces, pasi kjo do të na japë disa mundësi që të përqëndrohemi tek reforma në drejtësi dhe të ecim më pas drejt çeljes së negociatave. Ne po e themi prapë që jemi për dekriminalizimin, që ky proces të bëhet jo sot, por që dje, dhe t'i jepet fund lojës së pingpongut që po e zvarrit atë. Së dyti jemi për reformën në drejtësi pasi dhe kjo është e vetmja rrugë për të ecur drejt hapjes së negociatave", u shpreh kryetari i Kuvendit në një prononcim për mediat.(vijon)/a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama