TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta i ka dërguar mesazh ngushëllimi e solidariteti Kryetarëve të Parlamentit e Senatit të Francës, Claude Bartolone dhe Gerard Larcher pas masakrës në Paris.
"Shqiptarët janë shokuar nga sulmet terroriste në Paris", shkruan kreu i Kuvendit, në mesazhin e tij drejtuar homologëve francez, ndërsa shpreh vendosmërinë e vendit tonë për të qëndruar në krahë të aleatëve në luftën e pandalshme kundër terrorizmit.
"Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria është pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojnë. Terroristët nuk mund të cënojnë lirinë dhe vlerat e shoqërise franceze. Solidaritet me popullin mik francez dhe të gjithë qytetarët e Parisit", shkruhet ne mesazhin e z. Meta./a.gjonaj/f.n/