Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke theksuar edhe njëherë se deri tani Shqipëria nuk ka marrë asnjë vendim për çështjen e armëve kimike, ka deklaruar se një refuzim për shkatërrimin e tyre në territorin tonë nuk do të cenonte marrëdhëniet me SHBA-të.
“Nuk e besoj aspak se çdo vendim sovran dhe i përgjegjshëm që do të marrë qeveria apo Kuvendi i Shqipërisë do të cenonte marrëdhëniet me aleatin tone strategjik. Përkundrazi përgjegjshmëria dhe angazhimi i trajtimit të çështjes me realizëm do të vlerësohej si një pjekuri dhe si një përgjegjshmëri”, tha Meta.
“Dua tu jap një mesazh të qartë se nuk ka pasur asnjë vendim mbi të cilin ne duhet të shprehemi apo duhet të vendosim. Por sigurisht që ka pasur komunikime me zyrtar të lartë me vendet partnere apo me OKB-në. Kam besim të plotë se kryeministri Rama, çdo hap që ka hedhur dhe që do të hedhë do ta përputhë me interesin publik dhe kombëtar.”
Pyetjes nëse është konsultuara me Ramën për këtë çështje ai iu përgjigj: “Ju besoj se jeni të ndërgjegjshëm që i gjithë diskutimi është i bazua mbi hamendësime. Dhe mua nuk më lejohet edhe për shkak të eksperiencës por edhe për shkak të pozicionit si Kryetar i Kuvendit që të bie viktimë e spekulimeve.”