Meta Shqiperia ka detyrimin te demonstroje solidaritet per krizen humanitare ne BE

metaTIRANË, 12 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, qe mori pjesë në Konferencën për Garantimin e të Drejtave të Aplikuesve për mbrojtje Ndërkombetare, vlerësoi punën e Avokatit të Popullit ne lidhje me sensibilizimin per ceshtjen e migracionit.

Ai u shpreh ne fjalen e tij se "Flukset e emigimit kërkojnë në vetvetë mbrojtje ligjore dhe neve nuk duhet të na pengojë që t'i respektojmë ata pavarësisht nga vendet ku vijnë dhe në këtë kuptim, puna e Avokatit të Popullit në vend është e lavderueshme. Kjo, pasi Avokati i Popullit ka bërë thirrje qe në territorin e Republikës së Shqiperisë duhet te trajtohen me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtat e njeriut dhe të gëzojë mbrojtjen e parashikuar me ligj. Natyrisht ne kemi dhe një problem tjetër, të cilit nuk i fshihemi, që ka të bëjë pikërisht me qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian. Por edhe për këtë cështje dua të falenderoj Avokatin e Popullit, i cili përpiqet që të hedhë dritë në diçka që ushqen këtë fenomen mjaft negativ dhe për luftën që duhet bërë për t'i dhënë fund dhe për ta frenuar këtë fenomen gërryes për vendin dhe të ardhmen e tij".

"Do të doja të falenderoja punën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, në forume mjaft të rëndësishme ndërkombetare dhe përpjekjet që ai bën edhe si President i Shoqatës së Ombusmaneve të Mesdheut dhe në shumë forume evropiane e botërore dhe angazhimin mjaft proaktiv në të gjitha rrjetet rajonale dhe evropiane. Mendoj se Shqipëria tashmë prej vitesh anetarë i NATO-s dhe në mënyrë të vecantë si një vend kandidat në Bashkimin Evropian, ka detyrimin të demonstroje solidaritet konkret brenda mundësive të saj me Bashkimin Evropian dhe vendet fqinje në përballimin e krizes humanitare te migracionit dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Shpresoj që kjo konferencë t'i shërbeje bashkëpunimit jo vetëm nëpërmjet Ombusmaneve, por me të gjithë vendtet e prekura nga kriza humanitare", theksoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama