Meta Shqiperia ne krah te SHBA-ve ne perballimin e sfidave te sigurise globale

Ilir Meta dhe David Jolly Senator (1)Tiranë, 30 Tetor /ATSH/ -Zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, rreziku i terrorizmit dhe krizës së refugjatëve, si dhe kontributi i Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe operacioneve paqeruajtëse, ishin temat në fokus të takimeve që Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi me disa anëtarë të Kongresit Amerikan.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e Kuvendit, Meta zhvilloi biseda të veçanta me Kryetarin në largim të Kongresit, John Boehner, kongresmenët Ralph Abraham dhe Dereck Kilmer.

Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e Kongresit Amerikan për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në përmbushjen e tyre.

Ilir Meta dhe Chris Murphy Kongresmen (2)Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga senatori Chris Murphy, Nënkryetar i Komitetit për Europën në Senatin Amerikan.

Ata diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet e brendshme dhe kursin e reformave që ka ndërmarrë mazhoranca, duke u ndalur edhe tek situata në rajon dhe kriza e refugjatëve.

Meta shprehu angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar përkrah SHBA-ve në përballimin e sfidave të mëdha të sigurisë globale.

Ilir Meta dhe Ralph Abraham Kongresmen 1Në takim u diskutua edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Meta zhvilloi një takim edhe me kongresmenin David Jolly me të cilin biseduan për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve mes Kongresit amerikan dhe Parlamentit shqiptar, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Vizita e Metës në SHBA do të vijojë me të tjera takime në ditët në vazhdim, njofton zyra e shtypit e Kuvendit./b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama