- Kryetari i Kuvendit vijon takimet në Shtetet e Bashkuara -
TIRANË, 28 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillon takime me zyrtarë dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane.
Kryeparlamentari u takua me kryetarin e Komisionit të Jashtëm, kongresmenin Ed Royce dhe më pas me kongresmenin Eliot Engel, me të cilët vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Kryetari i Kuvendit tha se Shqipëria është një partner luajal i SHBA-së, që i bashkohet përballimit të sfidave globale. Gjatë këtyre takimeve u përshëndet dhe nënshkrimi i MSA-së BE-Kosovë, ndërsa u theksua interesi strategjik i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Kryeparlamentari është takuar dhe me Michael Chertoff, ish-Sekretar i "Homeland Security". /a.s//m.m/(vijon)