Meta Skrapari do te kthehet ne qender te rendesishme te turizmit

- Kryetari i Kuvendit merr pjesë në konstituimin e Bashkisë së re të Skraparit -

meta4TIRANË, 22 Korrik/ATSH.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë të mërkurën në konstituimin e Bashkisë së re të Skraparit pas fitores së kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Nesim Spahiu, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Duke marrë fjalën në mbledhjen e parë konstituese, Meta tha se bashkia e re, pas reformës territoriale ka mundësi të reja për progres ekonomik dhe social, duke premtuar se Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi dhe agro-turizmi.

"Nuk mund të mungoja në këtë ceremoni të betimit të këshilltarëve dhe të kryetarit të ri të bashkisë së re të Skraparit, në këtë konstituim shumë të rëndësishëm të një bashkie të re, shumë më e madhe se ajo e para, si një bazë e shkëlqyer për të shtuar mundësitë për progresin social dhe ekonomik të të gjithë banorëve të kësaj zone përmes një implementimi të suksesshëm të reformës territoriale", tha kreu i Kuvendit.meta6
Më tej, kryetari i Kuvendit u kërkoi anëtarëve të këshillit që të punojnë bashkë për projektet e nisura që ta kthejnë Bashkinë e Skraparit në një shembull dhe në një vend që ofron të ardhme.

"Duke punuar të gjithë së bashku, ne do të bëjmë të mundur që në fund të katër viteve bashkia e Skraparit të jetë vërtet një shembull në të gjithë vendin se si edhe një bashki, e cila është larg qendrave kryesore të zhvillimit urban të vendit ofron të ardhme, ofron mundësi dhe mbi të gjitha që ofron një model të bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës midis të gjithë banorëve të saj dhe kjo është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e komunitetit", theksoi Meta.

meta1Gjithashtu, kreu i Kuvendit shprehu bindjen se me mbështetjen e pushtetit vendor ky komunitet do të ketë një progres të shkëlqyer për ta kthyer Skraparin në një qendër të rëndësishme zhvillimi.

Në përfundim të fjalës së tij Meta vuri në dukje dhe resurset e pashfrytëzuara të Skraparit, që mund të shërbejnë si pikënisje për projekte konkrete, gjë që do të çonte në hapjen e vendeve të reja të punës.
/a.s/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama