Meta Transparence per financimin e LSI kerkojme pershpejtimin e procesit te dekriminalizimit

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta 1jpgTIRANË 16 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi sot në çelje të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se duhet të ketë një transparencë të plotë për financimin në parti.

Meta i prezantoi kryesisë së LSI-së disa masa lidhur me projektbuxhetin e vitit 2016. "Të japim një përgjigje të saktë për financimin në parti", theksoi Meta, duke shtuar se, ky është element thelbësor i transparencës".

"Duhet të japim përgjigje të qartë, duke vendosur që çdo e dhënë e partisë do të jetë transparente dhe publike për secilin që ka interes. Prandaj që sot në faqen zyrtare të LSI-së do të ketë një dritare, 'financa dhe buxheti' ku do të shfaqen qartë të ardhurat nga kuaotat e anëtarësië, donacionet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave".

Gjithashtu Meta thekoi se, LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit duke shprehur distancim nga çdo individ me rekorde kriminale.

"Synojmë ta përshpejtojmë procesin e dekriminalizimit për t'i hequr një njollë vendit që e ka për shkak të politikës", tha Meta duke shtuar se, gjithashtu do të shtohet kufizimi në përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama