Meta heq kompjuterat nga salla e Kuvendit

Meta heq kompjuterat nga salla e Kuvendit

Administrata e Kuvendit ka hequr nga salla kompjuterët e vendosura mbi tavolinat e deputetëve. Heqja e kompjuterave është bërë me kërkesë të deputetëve të Partisë Socialiste. Vendosja e këtyre kompjuterave u bë me iniciativë të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Edhe pse prokurimi për blerjen e tyre u bë në vitin 2012, ata u vendosën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

"Ato janë pjesë e projektit E-parlament, i cili tashmë është në fazën e tij të implementimit përfundimtar. Projekti E-parlament është një ndër arritjet më të mëdha në fushën e dixhitalizimit të Kuvendit të Shqipërisë", e pati cilësuar Topalli vendosjen e kompjuterave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama