Meta nderon 5 Heronjte e Vigut Njollosja e tyre nje deshtim

Meta nderon '5 Heronjte e Vigut': Njollosja e tyre, nje deshtim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët Çela, Hafizi, Sterkaj dhe Braho, zhvilluan sot në Shkodër homazhe në monumentin “5 heronjtë e Vigut”, duke vendosur kurora me lule në nderim të të rënëve në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit.

 

Meta ka thënë se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk është vepër e një individi, por e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve që dhanë jetën për vendin, duke shmangur kështu akuzat e opozitës për lartësimin e figurës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

 

“Shpreh mirënjohje që u gjet një vend i denjë për heronjtë, – deklaroi Meta. – Lufta antifashiste nuk është vepër e një individi.  Çdo përpjekje për të njollosur LANÇ-in, është e dështuar. Është një ngjarje domethënëse që Shkodra nderon bijtë e saj të shquar. Këta heronj dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe në këtë mënyrë dinjiteti i tyre vihet në vend”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama