Meta ne Panairin e Punes Jemi qeveria me e perkushtuar per punesimin ne keto 24 vjet

Meta ne Panairin e Punes: Jemi qeveria me e perkushtuar per punesimin ne keto 24 vjet

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ka vizituar paraditen sotme panairin e punës. Duke e vënë theksin tek reformat e qeverisë për punësimin, kryetari i LSI-së ka shprehur bindjen e tij se së shpejti ato do të japin rezultat.

“Jam i sigurt se ky panair do të japë rezultate konkrete. Kjo është qeveria më e përkushtuar për punësimin në këto 24 vjet. Ajo ka ndërmarrë reforma konkrete për të frenuar rënien ekonomike dhe jam i bindur se shumë shpejt do të hapen mijëra vende të reja pune”, ka deklaruar Meta.

Sipas tij, biznesi fason në një kohë shumë të shkurtër mund të hapë shumë vende të reja pune dhe njëkohësisht të zhvillohet më tej. “Pa prodhim dhe pa eksporte nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka vijuar Meta.

Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i pranishëm po ashtu në këtë panair, ka folur për një incident të verifikuar ditën e enjte. “Po, është e vërtetë që në këtë panair ka vende pune që paguhen 1 mijë euro”, ka sqaruar ministri Veliaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama