Meta ne Samitin e EnergjiseShqiperia ure strategjike mes Lindjes e Perendimit

TIRANË, 20 Nëntor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që po zhvillohet në Stamboll, foli për rëndësinë e Shqipërisë dhe rajonit si një urë strategjike që lidh burimet dhe tregjet ekonomike dhe energjetike mes Lindjes dhe Perëndimit.
Kryetari i Kuvendit, i pranishem në panelin e sesionit plenar të Gjeoekonomisë dhe Tregjeve Energjetike, u ndal tek çështje që kanë të bëjnë me situatën ekonomike dhe rëndësinë e qasjeve dhe strategjive të përbashkëta që garantojnë investime e rrisin ndërlidhjen mes vendeve e rajoneve, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, thithjes së investimeve të huaja në sektorë strategjikë dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregjet globale.
'Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit janë një urë strategjike që lidh burimet dhe tregjet ekonomike dhe energjetike mes lindjes dhe perëndimit. Me rëndësi janë qasjet dhe strategjitë e përbashkëta që garantojnë investime dhe që rrisin ndërlidhjen mes vendeve dhe rajoneve, në funksion të zhvillimit të Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Stamboll (3).qëndrueshëm, thithjes së investimeve të huaja në sektorë strategjik dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregje globale", tha Meta, ndër të tjera, në fjalën e tij.
Gjithashtu, ai u fokusua dhe ne situaten e sigurisë pas sulmeve terroriste në Paris, krizën e refugjatëve dhe nevojën për një aksion të unifikuar për të shmangur efektet negative që sjell në ekonominë e vendeve të rajonit dhe më gjerë./a.s/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama