TIRANË 16 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu sot ngushëllime në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Paris.
Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, ku u takua me Ambasadorin, Bernard Fitoussi, për t'i shprehur ngushëllimet për ngjarjet tragjike të ndodhura të premten e kaluar në Paris, Francë, ku humbën jetën mbi 100 persona pas disa sulmeve terroriste.
Kryetari i Kuvendit Meta la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.
/f.n/