Meta nuk e njeh te kuqin ka gol te parregullt per Partizanin

Meta nuk e njeh të kuqin, ka gol të parregullt për Partizanin

metaNë ndeshjen e luajtur në Ballsh, gjyqtari i ndeshjes ka lejuar disa momente të rrezikshme loje pa i shoqëruar me ndëshkimin përkatës. Meta duhet të kishte akorduar karton të kuq për Peposhin në minutën e pestë dhe, pas disa sekondash, është një tjetër prej lojtarëve të Bylisit që ndërhyn ashpër përballë Hoxhallarit pasi u ndëshkua.

Të dy momentet meritojnë karton të kuq, gjë që nuk ka ndodhur. Bardheblutë kanë pretendim edhe për një 11-metërsh në minutën e 90-të të takimit, por pamjet filmike të regjistrimit të ndeshjes nuk lejojnë pamjen e qartë të vlerësimit të pozicionit që ka pasur Masato Fukui (për të cilin është akorduar një pozicion jashtë loje, edhe pse nuk ka marrë pjesë direkt në aksion).

Skënderbeu-Tërbuni

Edhe pse në opinionin sportiv është një diskutim për penalltinë e dhënë në favor të Skënderbeut, ai është një moment që rregulloja u jep të drejtë gjyqtarëve për vendimin që kanë marrë. Kreshnik Cjapi dhe asistentët e tij e kanë vlerësuar drejt ndërhyrjen në dëm të Xhejmsit, ku mbrojtësi i ka hequr mundësinë e vrapimit me atë sparkatë (ndërkohë që topin e ka prekur pasi ka bërë rrëshqitjen).

Momenti i dytë dhe shumë i diskutuar është anulimi i golit të Sebino Plakut. Për këtë moment, mund të aludohet vetëm për këmbën e sulmuesit, e cila duket disi më e hapur në krahasim me vijën që krijohet nga pozicioni i mbrojtësve dhe mund t'i japë të drejtë anësorit për akordimin e një pozicioni jashtë loje që ka sjellë edhe anulimin e golit.

Partizani-Vllaznia

Një aksion i shkodranëve është ndërprerë pa të drejtë nga anësori i takimit, i cili është nxituar me akordimin e një pozicioni jashtë loje ku: së pari, asnjëri prej dy lojtarëve të Vllaznisë nuk ka qenë në një pozicion të tillë dhe, së dyti, anësori duhet të priste që njëri prej lojtarëve të vihej në zotërim të topit për të bërë akordimin (edhe në rast se do të ishte vendimi i duhur për t'u ndërmarrë).

Së dyti, goli i dytë i Partizanit duhej anuluar për një pozicion jashtë loje të Fejzullahut, i cili është pasiv në momentin e krosimit të topit në zonë, por kur Fili godet me kokë, ai është në rrezen e portierit dhe në këtë mënyrë pozicioni i tij shndërrohet në aktiv dhe meritonte akordimin e pozicionit jashtë loje që do të sillte anulimin e golit të dytë. Ka pretendim edhe në Laç për një 11-metërsh, por sulmuesi nuk është në zotërim të topit kur pëson ndërhyrjen, si dhe në Durrës, por në atë moment lojtarit i është përplasur topi në trup dhe jo në dorë, siç pretendohet.

Moviola e javës së 30-të

SKËNDERBEU-TËRBUNI 2-3
Gjyqtarë: K.Cjapi, I.Tartari (Fier) P.Puto (Gjirokastër)

56´ Penalltia e akorduar në favor të Skënderbeut është e saktë. Edhe pse në dukje shihet si një ndë- rhyrje e pastër e mbrojtësit, por rregulloja u jep të drejtë gjyqtarëve dhe gjithashtu Xhejmsit. Mbrojtësi i Tërbunit, Tasiç, ka ndërhyrë ndaj Xhejms dhe duke qenë se i ka penguar atij mundësinë për të vrapuar, atëherë është me të drejtë akordimi i 11-metërshit.

87´ Anulimi i golit të shënuar nga Sebino Plaku është i diskutueshëm, për vetë pozicionin e sulmuesit të Skënderbeut në momentin kur merr pasimin. Pretendimi i anësorit mbi vendimin e marrë për të anuluar golin ka të bëjë me këmbën e majtë të hapur të Plakut, në krahasim me mbrojtësit e Tërbunit. Pamjet që ekzistojnë i japin të drejtë anësorit, por nuk vërtetojnë pozicionin e tij jashtë loje.

Partizani-Vllaznia 3-0
Gjyqtarë: L.Jemini, D.Rexha, D.Agaraj (Tiranë)

41´ Vendim i gabuar i asistentit të dytë të ndeshjes, i cili akordon pozicionin jashtë loje pa pritur që mesfushori i Vllaznisë të vihet në zotërim të sferës. -Momenti i shënimit të golit të dytë të ndeshjes, sipas moviolës, bën që aksioni të ndërpritej dhe goli të ishte i pavlefshëm për shkak të një pozicioni jashtë loje të Fejzullahut (indirekt). Në momentin që Fili godet me kokë, Fejzullahu është në pozicion jashtë loje, i cili bëhet aktiv (edhe pse nuk është vënë në zotërim të topit) duke qenë se i zë rrezen portierit dhe gjithashtu ndodhet brenda zonës së vogël të rreptësisë nën rrezen e portierit.

Teuta-Kukësi 0-0
Gjyqtarë: R.Sadiku (Elbasan), E.Doda (Tiranë), R.Preça (Elbasan)

Pas një goditjeje këndi, lojtarët e Teutës pretenduan për një penallti që nuk u akordua nga gjyqtari Remzi Sadiku. Pas asistit të Lukiçit, ishte mesfushori Musta që gjuajti brenda zonës dhe pretendohet që topi në këtë moment preku dorën e mesfushorit Musolli.

Pamjet filmike nuk janë edhe aq të qarta, por gjithsesi mbetet një rast shumë i dyshimtë dhe në bazë të asaj që ofron moviola, topi ka rënë fillimisht në trupin e mbrojtësit dhe më pas në dorë, gjë që e bën një moment të pandëshkueshëm me 11-metërsh.

Kryesori nga Elbasani ishte pranë aksionit dhe, në atë moment, bëri me shenjë për vazhdimin e lojës. - Ka një ndërhyrje që konsiderohet e rrezikshme nga mbrojtësi i Kukësit dhe, në këtë moment, duhet të akordohej një goditje standarde me dy takime brenda zonës.

Kjo, për shkak se mbrojtësi nuk e ka prekur sulmuesin, pasi nëse do ta kishte bërë diçka të tillë me këtë ndërhyrje, atëherë duhet të akordohej 11-metërsh.

Ka një pretendim të miqve për një prekje të topit me dorë nga njëri prej lojtarëve të Teutës, të cilit më parë sfera i ishte përplasur në këmbë dhe, më pas, kishte gjetur dorën. Sipas rregullores, kur topi bie në një pjesë të trupit dhe më pas prek dorën e lojtarit, atëherë nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh dhe pretendimi i Kukësit bie.

Bylis-Tirana 0-0
Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), F.Lama, E.Velo (Durrës)

Fukui shkel futbollistin e Bylisit që ka mbetur i shtrirë nga dyluftimi me japonezin dhe për këtë meritonte karton të verdhë.

Peposhi bën një ndërhyje pa top kundrejt njërit prej lojtarëve të Tiranës dhe në këtë moment duhet të kishte karton të kuq, jo të verdhë siç është akorduar, për ashpërsinë dhe rrezikshmërinë e faullit të shkaktuar.

13' Muskaj i skuadrës së Bylisit ka bërë një ndërhyrje të ashpër direkt në këmbën e Hoxhallarit, i painteresuar për topin. Tjetër gabim i Metës në këtë takim. 90' Miqtë pretendojnë për 11-metërsh. Në momentin kur Elis Bakaj godet dhe pret Frashëri, Peçi është në pozicion të rregullt, por asistenti ka vlerësuar në pozicion jashtë loje (indirekt) Masato Fukuin me arsyetimin se ka qenë në rrezen e portierit Frashëri.

Pamjet filmike nuk lejojnë vlerësimin e pozicionit të japonezit, nëse pengon rrezen e Frashërit. Në rast se nuk do të ndodhte një akordim i tillë, atëherë në vijim të aksionit, Peçi i cili u pengua në tentativë për të goditur topin nga portieri i vendësve, duhet të kishte fituar penallti. Për më tepër, Frashëri duhet të ndëshkohej me karton të kuq për heqje të mundësisë së shënimit. Në këtë minutë, Bylisi i kishte kryer të tri zëvendësimet dhe në portën e ballshiotëve do të duhet të ishte njëri prej 10 futbollistëve në fushën e lojës.

Laçi-Flamurtari 1-2
Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), E.Barushi (Tiranë), D.Koreshi (Lushnjë)

12´ Pashaji bën një ndërhyrje të ashpër dhe ndëshkohet me karton të verdhë, por për nga rrezikshmëria, duke qenë se ai gjen këmbën e kundërshtarit, duhet të kishte masën disiplinore: karton i kuq.

90+3´ Gocaj pëson një ndërhyrje brenda zonës së Flamurtarit, mirëpo kjo ka ndodhur në momentin që ai nuk është më në zotërim të topit dhe ndërhyrja e


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama