Meta per Zerin e Amerikes Vizita ne Uashington ishte e perqendruar tek Kongresi Amerikan

Presentation1-99TIRANË, 3 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas vizitës në SHBA është shprehur për Zërin e Amërikës se vizita e tij në Uashington ishte e përqëndruar në Kongres dhe se ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishmë, si me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell dhe personalitete të larta të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga Zëri i Amerikës pasditen e së martës, ku citohet se "Gjatë intervistës së tij të para disa ditëve për Zërin e Amerikës, i pyetur për takime të mundshme me zyrtarët amerikanë, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se vizita e tij në Uashington ishte e përqëndruar në Kongres".

Pas interesimit të Zërit të Amerikës, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha se Kryetari i Parlamentit, Meta, u takua më 30 tetor, me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell.

Sipas zyrtarit amerikan, në takim u diskutuan probleme që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, integrimin euro-atlantik dhe çështje për të cilat palët kanë shqetësime të përbashkëta. Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zyrtari amerikan, i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë udhëheqësve politikë të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve për dekriminalizimin e parlamentit". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama