Meta pershendet me 2 gishta Berishen Mi beni te fala doktorit

Meta pershendet me 2 gishta Berishen: Mi beni te fala 'doktorit'

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur dhe kujtuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, në mungesë të këtij të fundit për shkak të ardhjes së tij me vonesë në seancën e sotme. Edhe pse seanca e sotme parlamentare është mbyllur në një kohë rekord prej 15 minutash, Meta në përfundim të saj ka përshëndetur Berishën duke i kërkuar demokratëve të djathtë t’i dërgojnë të fala në protestën e sotme.

"Ju vazhdoni me mitingun mua në zyrë me keni. Përshëndeteni edhe Doktorin. Mirupafshim seancën tjetër do ta njoftojmë në media." tha Meta.

Po ashtu kur Meta është larguar nga seanca ka ngritur edhe dy gishtat, simbol i Partisë Demokratike duke dërguar edhe një herë përshëndetjen për “doktorin” në mungesë të tij në këtë seancë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama