TIRANË, 23 Tetor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të udhëtojë të shtunën drejt SHBA-së për një vizitë zyrtare. Para nisjes kreu i Kuvendit u takua me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Në takimin e zhvilluar në kryesinë e Kuvendit, ishte i pranishëm dhe zv/ambasadori i misionit, David Muniz.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeparlamentari do të marrë pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongresin amerikan, ndërsa pritet të zhvillojë takime në Kongres dhe Senat.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite Meta do të takohet dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe studentë atje. /a.s/