Gjatë kërkimeve, një grup ekspertësh ndërkombëtarë arritën të gjenin një material të quajtur qelq i shkrirë, i cili formohet në temperature 1 700-2 200 gradë, si rezultat i shpërthimeve vullkanike apo potencialisht për shkak të impaktit të një trupi qiellor me Tokën. Përllogaritjet arritën në përfundimin se materiali i gjetur në Pensilvani, SHBA dhe në Siri, ishte 13 mijë vjet vjetër. Testet e mëtejshme provuan se materiali nuk ishte kozmik, vullkanik apo i bërë nga dora e njeriut.
Qelqi i shkrirë i gjetur në vendet e mësipërme është i njëjtë me materialin e gjetur në kraterin meteorik në Arizona dhe me një tjetër krater në Australi, ku është provuar se disa meteorë të vegjël kanë provokuar shpërthimin, nga i cili më pas është formuar qelqi në fjalë. Gjetja e materialit është prova më e mirë që dëshmon një impakt, sepse në kushtet e një përplasje, pasi lënda mund të prodhohet në fragment sekondi, si rrjedhojë e kushteve specifike që krijohen në momentin e përplasjes.