Pritet një sfidë shumë e veçantë, pasi të dy janë ndoshta mbrojtësit më të mirë të krahut në kampionatin shqiptar. Njëri i majtë, tjetri i djathtë, ndërsa të hënën do të sfidojnë njëritjetrin. Gledi Mici i Kukësit dhe Arbnor Fejzullahu i Partizanit janë në të njëjtën linjë kur pyeten për ekipin që fiton titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Në emisionin "Pasi i fundit" në TVSH, lojtarët vijnë në një rrëfim ndryshe në prag të kryendeshjes Kukësi-Partizani.
Cili është pseudonimi dhe pse ta kanë vendosur?
Gledi Mici: Akrep, ma ka vendosur kapiteni Malota.
Arbnor Fejzullahu: Nuk kam pseudonim.
Në çfarë moshe keni filluar të luani futboll?
Gledi Mici: 8 vjeç.
Arbnor Fejzullahu: Kam filluar që në moshën 6-vjeçare.
Në çfarë roli e keni nisur karrierën?
Gledi Mici: Si mesfushor i majtë.
Arbnor Fejzullahu: Mesfushor përpara mbrojtjes.
Cila është fjala që të përsërit më shumë trajneri në fushë?
Gledi Mici: Bravo, je shumë mirë.
Arbnor Fejzullahu: Vai, vai.
Me cilin lojtar e ndan dhomën gjatë grumbullimit në ekipin tënd?
Gledi Mici: Me Ylli Shametin.
Arbnor Fejzullahu: Me Stevan Raçiç.
Veprimi i parë që bën kur futesh në fushën e lojës?
Gledi Mici: Unë bëj kryqin dhe falënderoj Zotin. Arbnor Fejzullahu: Normalisht them lutjet e Islamit, të fesë sime.
Po në dhomat e zhveshjes çfarë bëni?
Gledi Mici: Dëgjoj muzikë, bëjmë shaka me djemtë, varet. Arbnor Fejzullahu: Asnjë veprim, normalisht.
Kur e ke marrë rrogën e fundit?
Gledi Mici: Para tri javësh.
Arbnor Fejzullahu: Para dy javësh.
Po shpërblimin e fundit? Gledi Mici: Nuk mbaj mend, pasi presidenti na jep gati çdo javë shpërblime. Jemi të kënaqur.
Arbnor Fejzullahu: Pas ndeshjes me Teutën në Durrës, ku fituam 2-0.
Sa e keni rrogën?
Gledi Mici: Këto janë gjëra që nuk thuhen, janë personale.
Arbnor Fejzullahu: Nuk e di (qesh).
Cili është pozicioni që dëshiron të luash?
Gledi Mici: Aty ku jam, si mbrojtës i majtë.
Arbnor Fejzullahu: Përveçse si mbrojtës i djathtë, edhe mesfushor.
Cila është skema jote e preferuar?
Gledi Mici: 3-5-2.
Arbnor Fejzullahu: 4-3-3.
Cili është trajneri yt i preferuar përveç këtij aktuali?
Gledi Mici: Nuk prononcohem dot, nuk e di.
Arbnor Fejzullahu: Murinjo.
Kush nga ju të dy është më i bukur?
Gledi Mici: Varet, jemi të dy meshkuj, kështu që këtë duhet ta thotë një femër.
Arbnor Fejzullahu: Unë (qesh).
Po më i pasur?
Gledi Mici: Nuk e di.
Arbnor Fejzullahu: Nuk e di.
Më simpatik kush është?
Gledi Mici: Mbase unë pak më shumë.
Arbnor Fejzullahu: Unë.
Më i shpejtë?
Gledi Mici: Unë.
Arbnor Fejzullahu: Unë.
Më i famshëm?
Gledi Mici: Arbnori, sepse është grumbulluar edhe me Kombëtaren.
Arbnor Fejzullahu: Të dy.
Kush është mbrojtës më i mirë nga ju të dy?
Gledi Mici: Do ta shohim të hënën në orën 16:00.
Arbnor Fejzullahu: Të dy.
Cilin lojtar vlerësoni më shumë te kundërshtari?
Gledi Mici: Të gjithë janë lojtarë cilësorë.
Arbnor Fejzullahu: Asnjë.
Kush vrapon më shumë nga ju të dy?
Gledi Mici: Mendoj se unë, por të shohim.
Arbnor Fejzullahu: Unë.
Për çfarë e keni njëritjetrin zili në aspektin e lojës?
Gledi Mici: Qetësinë.
Arbnor Fejzullahu: Nuk e di, asgjë.
Jeni zënë ndonjëherë në fushën e lojës?
Gledi Mici: Asnjëherë.
Arbnor Fejzullahu: Jo, asnjëherë.
Me cilin ekip dëshiron të luash pas këtij sezoni?
Gledi Mici: Me Kukësin.
Arbnor Fejzullahu: Dëshira ime është me Barcelonën, por...
Cili ekip e fiton kampionatin këtë sezon?
Gledi Mici: E vështirë do jetë, por mbase Partizani.
Arbnor Fejzullahu: E fiton Partizani.
Po Kupën e Shqipërisë?
Gledi Mici: Kukësi normal, dihet ajo.
Arbnor Fejzullahu: Kukësi.
Do të dalësh këtë fundjavë?
Gledi Mici: Nuk dal asnjëherë.
Arbnor Fejzullahu: Po, me kismet.
Të hënën pasdite, në orën 17:00 ku mund të jesh?
Gledi Mici: Në shtëpi, kam për të mësuar, sepse më duket kam provim. (ndërkohë në këtë orar luhet ndeshja Kukësi-Partizani).
Arbnor Fejzullahu: Në Kukës.
Kush e fiton ndeshjen Kukësi-Partizani?
Gledi Mici: Kukësi. Arbnor Fejzullahu: Partizani.