Microsoft është duke menduar për ndryshimin e emrit të Internet Explorer-it. Në një “Ask me anything” chat në “Redit”, javën e kaluar, inxhinierë të ekipit ”Mie”, parashtruan një pyetje për shfletuesit e Web-it më famëkeq në botë. Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse Microsoft-i ka konsideruar ndonjëherë riemërtimin dhe ndryshimin e emrit të Internet Explorer-it, ekipi ka pranuar se kanë qenë të shumtë përdoruesit e internetit të cilët janë shprehur se kanë qenë pro ndryshimit të emërtimit, i cili ka ardhur si një sugjerim nga brenda, pra nga vetë përdoruesit. Ideja e ndryshimit të emrit Internet Explorer, ka lindur pikërisht nga përdoruesit e web-it, të cilët janë shprehur se janë të pakënaqur nga IE-ja dhe realizimi i sondazhit ka ardhur pikërisht nga perceptimet negative që reflektojnë përdoruesit lidhur më produktin në fjalë.
Ekipi ka pohuar gjithashtu se kohët e fundit, kjo ka qenë një ndër pyetjet më të diskutueshme nga mjaft njerëz online. Microsoft (MSFT, Tech 30) po mendon seriozisht për të ndryshuar emërtimin e produkteve të cilat përcjellin perceptime negative, që reflektohen nga përdoruesit e web-it. Kohët e fundit kanë ndodhur mjaft ndryshime produktesh dhe ndryshime emërtimesh si për shembull Windows Mobile, që është shndërruar në Windows phone, apo Hotmail në Outlook, e mjaft ndryshime të tjera, por asnjë nga këto ndryshime nuk ka influencuar aspak në impaktin e shitjeve apo rritjen e përdoruesve online.
Një emër i ri për Internet Explorer, ka të ngjarë që nuk do të infuencojë aspak apo nuk do të ndihmojë shumë, duke pasur parasysh edhe konstatimet e mësipërme. Internet Explorer ka qenë në një trajektore në rënie për vite me radhë. Pjesa e saj e tregut të shfletuesit ra nën pragun e 50% në vitin 2010, dhe tani qëndron në rreth 21%, në bazë të përdorimit të shfletuesve sipas Trackes Stat Counter. Google (google Tech30) Chrome është aktualisht lideri i shfletuesve online, i cili zë një pjesë prej 45% të tregut. Problemet e sigurisë dhe teknologjisë së vjetruar, dhe lejimi i hackerave për të kontrolluar pc-në nëpërmjet Internet Explorer bug, kanë ulur mjaft reputacionin e këtij të fundit, dhe ekipi i tij si dhe korporata po bëjnë të pamundurën për ta përmirësuar pikërisht reputacionin që ka midis përdoruesve.