Microsoft i vjedh nenpresidentin Samsungut

Microsoft, i vjedh nenpresidentin Samsungut
Microsoft zhvillon platformën e vet mobile, dhe rritjes në treg. Kompania ia “vodhi” Samsungut nënpresidentin e departamentit për shërbimet e segmentit enterprise dhe atij të konsumatorëve Gavin Kim. Kim në Microsoft do të jetë menaxheri gjeneral për Windows Phone, duke u bërë kështu përgjegjës për përpilimin e drejtimit të ardhshëm të platformës. Sipas fjalëve të tija: “Tani janë mjaftë njerëz përkrahin Windows Phone dhe të gjithë ata e kanë kuptuar mirë platformën”. Puna e tij do të jetë të krijoj edhe më shumë adhurues të sistemit operativ mobil të Microsoftit. Kjo humbje mund të jetë mjaftë domethënëse për Samsungun, mendojnë ata që janë në rrjedha me situatën në këtë sektor. Kim deri vonë punonte në shërbimet dhe përmbajtjet tjera në lidhje me Galasy S II dhe Galaxy Tabët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama