Microsoft me i sigurt Adobe & Oracle me shume dobesi

Microsoft me i sigurt: Adobe & Oracle me shume dobesi
Një raport i ri i nga Kaspersky tregon që prodhimet e Microsoft nuk janë më në listën e top 10 softuerëve me pika të dobëta. Sipas raportit nga Kaspersky, për herë të parë në histori, top dhjetë produktet me më së shumti pika të dobëta i takojnë dy ndërmarrjeve – Adobe dhe Oracle, ku Flash i Adobe është përgjegjës për 7 nga 10 dobësitë. Po ashtu, raporti gjithashtu zbuloi 87% të uebfaqeve që ishin përdorur për të shpërndarë sulme keqdashëse ishin të përqëndruara në vetëm 10 shtete.

Shtetet me rrezik të madh të infektimit me sulme keqdashëse janë Omani, Rusia, Iraku, Azerbejxhani, Armenia, Sudani, Arabia Saudite, India dhe Bjellorusia, ndërsa shtetet me rrezikueshmërinë më të ulët janë Zvicra, Polonia, Singapori dhe Gjermania me 24 shtete të tjera. Ndërmarrja gjithashtu raportoi rritjen prej 300% në numrin e kompjuterëve që kanë bllokuar përpjekjet për të instaluar sulmet keqdashëse të drejtuara nga anti-virusët e rremë gjatë tre muajve të kaluar. Kaspersky gjithashtu tregon që numri i sulmeve në platformat e celularëve ka shënuar rritje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama