Versionit të fundit të Microsoftit që pritet të dalë së shpejti në treg, Windows 8, do ti mungojë një buton vendimtar. Bëhet fjalë për butonin “Start”, të cilin Microsoft e ka pasur që prej Windows 95. Këtë gjë raporton faqja “The Verge” ndërsa vetë Microsofti nuk ka bërë ende publik një lajm të tillë. Bëhet fjalë për “zhdukjen” e Startit por jo për një buton që do të hapë programet. Kjo pritet të zëvendësohet me një shenjë tjetër e cila do të jetë me prekje. Windows 8 prite të sjellë një ndryshim radikal sa i takon sistemit të operimit për kompjuterat dhe pajisjet e tjera që do të përdorin këtë sistem. Risia tjetër do të jetë që përdoruesit do të kenë mundësi të lidhjen me hard disk on line.