Mielli serb qe konsumojne shqiptaret per te ushqyer kafshet

Mielli serb qe konsumojne shqiptaret per te ushqyer kafshet

Mielli me të cilin ushqehen shqiptarët, e që vjen si mall importi nga Kosovë, është jashtë standardit dhe parametrave për t’u përdorur si ushqim për njerëzit, nga që është miell që prodhohet prej grurit të destinuar si ushqim për kafshët, madje edhe zhdoganohet si i tillë.

Denoncimi vjen nga Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, i cili në një intervistë të publikuar ditën e sotme në të përditshmen kosovare “Express” thotë se: “Kompania “Devolli”, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar si ushqim për kafshët”.

Për ta mbështetur këtë Voci sqaron se: gruri që kompania “Devolli” importon nga Serbia është i Rezervës Shtetërore, nuk ka vlera ushqyese dhe përdoret vetëm për të ushqyer kafshët.

Duke e konsideruar këtë veprim “krim të shumëfishtë”, ai ngre akuza ndaj autoritetit doganor të Kosovës, të cilin e cilëson si të përfshirë me të dyja këmbët në këtë aferë.

“Devollët” e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurd dhe ndodh sepse “Devollët” e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti grurë në treg kushton 23-25 cent.

“Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, deklaron kryetari i shoqatës së Mullisëve të Kosovës Misin Voci duke i dhënë të drejtë Doganës së Kosovës që importimin e grurit nga Kosova në Shqipëri e vlerëson “ushqim për kafshë”. Pasi ai, në fakt, i tillë është ndaj dhe nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore, vlerëson Voci, duke e parë problemin jo tek zhdoganimi, por tej fakti se:” atë grurë e hanë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama