Mihajlovic bind granatat te marrin Ajetin Fiorentina do Rrahmanin

Mihajloviç bind granatat të marrin Ajetin, Fiorentina do Rrahmanin

Fiorentina është në gjurmët e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë futbollistit, edhe pse ky i fundit zyrtarisht është shprehur se nuk ka asnjë kontakt konkret.

Klubi i njohur italian prej kohësh ka mbajtur nën vëzhgim Rrahmanin dhe së fundmi drejtuesit janë bindur t'i bëjnë një ofertë RNK Splitit për shërbimet e tij.

Kujtojmë se 24-vjeçari u vlerësua si pjesë e formacionit të vitit në kampionatin kroat. "Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Fiorentinën", deklaroi dje për "Panorama Sport" Rrahmani.

Një përgjigje identike pati dhënë edhe një vit më parë, kur u pyet nëse do të shkonte te RNK Spliti. "Nuk kam asnjë kontakt, unë nuk di asgjë", pati thënë shtatlarti kur ishte ende pjesë e Partizanit...

193155779-eea8fe46-9b19-4836-835a-3e8622321d6e

Ajeti drejt Torinos

Pavarësisht se Frozinone ra në Serinë B, Arlind Ajeti mund të mbetet në elitën e futbollit italian. Për më tepër, në një skuadër shumë të fortë dhe me perspektivë për të ardhmen.

Torino ka shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili në pak muaj në Serinë A arriti të tërhiqte vëmendjen e disa skuadrave në Itali. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, por interesant është fakti se 22- vjeçari mund të ketë si trajner serbin Sinisha Mihajloviç, i cili pritet të firmosë shumë shpejt me skuadrën "granata".

Shkëmbimi

Mbrojtësi 22-vjeçar i Shqipërisë do të shkëmbehet me ukrainasin Prima. Të dy bashkë kanë luajtur te Frozinone, por kartonin e mbrojtësit ukrainas e ka zotëruar Torino dhe ia ofron skuadrës laciale për të pasur në ekip Ajetin. Megjithatë, mësohet se Frozinone nuk kërkon të heqë dorë plotësisht nga kartoni i Ajetit.

Ky i fundit ka kontratë njëvjeçare me të drejtën për ta rinovuar edhe një vit tjetër, por nuk dëshiron të luajë në Serinë B. Miha dhe Europiani Pas largimit të Venturës, stolin e Torinos pritet ta marrë ishtrajneri i Milanit, Sinisha Mihajloviç.

Ai ka zgjidhur kontratën me kuqezinjtë dhe pritet të firmosë me torinezët. Me të në stol, skuadra do të kërkojë patjetër të renditet në një vend që të çon në Kupat e Europës. Mësohet gjithashtu se Ajeti do të vëzhgohet nga stafi i Torinos në Europian dhe në rast të një aktivizimi në Francë.

GENTJAN ALINANI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama